Të etur për diell: Si jetohet në aty ku pothuajse çdo ditë bie shi (Video)

14:11 / E hëne, 05 Shkurt 2018

 

Mali Roraima është i vendosur në trekëndëshin e Venezuelës, Brazilit dhe Guajanës.

Mali shtrihet në Guiana Shield, ndodhet në Parkun Kombëtar të Kanai, dhe besohet se është një nga formacionet gjeologjike më të vjetra në Tokë, ose se  ka rreth dy miliardë vjet, transmeton InfoPress.

Ndonëse për Roraimi shkroi shkencëtari anglezrWalter Raleigh në fund të shekullit të 16-të, ai ende  nuk është mjaft i eksploruar.

Ka shumë mite dhe legjenda rreth tij, dhe gjithashtu luan një rol të madh në jetën shpirtërore të fisit indian Pemon.

Në  Roraima  shi bie pothuajse çdo ditë, për këtë arsye është bërë shtëpi për disa specie interesante bimore dhe shtazore.

Besohet se ky mal dhe rrethinat e tij spektakolare ishin një frymëzim për historinë popullore të shkencës dhe fantazisë “Bota e Humbur” për  dinosaurët e botuar nga Arthur Conan Doyle më 1912.

Ky mal është sot një destinacion i preferuar për entuziastët e hikingut. Megjithëse rruga për në rrafshnaltë është shënuar mirë, është e lehtë të humbasësh përgjatë shtigjeve të shumta që janë të mbështjellura në retë e zymta.   /InfoPress

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400