Tetë orë pa ndërprerje: Ky është fjalimi më i gjatë në historinë e Kongresit amerikan (Video)

12:01 / E enjte, 08 Shkurt 2018

 

Udhëheqësja e pakicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, mbajti fjalim  tetë-orësh,  që është fjalimi më i gjatë në historinë e Kongresit Amerikan, shkruajnë mediat e huaja, transmeton InfoPress.

Fjalimi i saj ishte për emigrantët pa dokumente që u sollën në Shtetet e Bashkuara si fëmijë.

Pelosi dëshironte t’i bindte kongresmenët që të votonin për mbrojtjen e  këtyre emigrantëve dhe siç raporton AP, ajo para Kongresit lexoi letrat prekëse të emigrantëve. Aktualisht, ekziston një mosmarrëveshje rreth Ligjit për migrantët pa dokumente të sjellur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, i njohur si DACA, e që do të jetë i pavlefshëm muajin e ardhshëm.

Për tetë orë ajo qëndroi në këmbë dhe nuk u ndal për asnjë moment.  “Si anëtarë të Kongresit, ne kemi  përgjegjësi morale për të vepruar menjëherë dhe për të mbrojtur ” emigrantët “që janë krenaria e kombit tonë dhe dhe janë amerikanë në çdo pikëpamje, përveçse në letër”, tha Pelosi.

Demokratët e mbështetën atë në Twitter, ndërsa republikanët përdorën të njëjtin hashtag për të kritikuar fjalimin e saj si një humbje kohe. /InfoPress

Shikoni videon:

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400