Video e Rrallë! Beg Rizaj dhe Hysen Berisha në Betejën e Koshares 1999

12:31 / E premte, 09 Mars 2018

FMimages.net ka siguruar një video të rrallë ku shihet Beg Rizaj, Hysen Berisha dhe shumë luftëtarë të UÇK-së në Betejën e Kosharës, në vitin 1999.

Thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, me në krye komandant Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100-vjeçar i vënë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Parkun e Dëshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 dëshmorëve të kombit, por në këtë betejë të famshme ka marrë pjesë e Beg Rizaj “Komandant Begu”, i cili është një prej viktimave të përplasjes së armatosur të ndodhur në Kumanovë më datat 9 dhe 10 maj, skruan fmimages.net

Në videon e mëposhtme mund të shihni Komandant Begun para 17 vjetësh në Koshare se bashku me luftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400