Video e rrallë: Momenti kur UÇK liron nga burgu dy gazetarë serbë për nder të festës së 28 Nëntorit

12:42 / E hëne, 08 Janar 2018

 

Pikërisht më 27 nëntor të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së  kishte marrë vendim për amnistimin e disa personave që ishin kapur për vepra të ndryshme. 

Në mesin e tyre ishin edhe dy gazetarë serbë, të agjencisë së lajmeve Tanjug. Bëhej fjalë për gazetarët Nebojsha Radoqeviq dhe Vladimir Dobriqiq të cilët u liruan për nder të festës së 28 nëntorit në prani të Shefit të Misionit të OSBE-së, William Walker, shkruan VideoPress.

Përfaqësiuesi politik i UÇK-së, Sokol Bashota  thotë se ky akt është shprehje e dëshirës dhe  vullnetit se shqiptarët nuk i duan burgjet dhe se synojnë një shtet të lirë, sovran dhe demokratik.

Shikoni pamjet:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400