VIDEO EKSKLUZIVE/ Kur Ibrahim Rugova nuk e njihte Isa Mustafën në vitin 1999

20:07 / E hëne, 08 Janar 2018

 

Më 31 gusht 1999 ishte mbedhur Kuvendi i Republikës së Kosovës që përbehëj prej 130 anëtarësh, shumica absulute nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo vide e rrallë është siguruar nga FMimages.net

Mbledhja ishte hapur nga Akademiku Hydajet Hyseni, dhe në sallë ishin të pranishëm figura të njohura nga LDK: Sabri Hamiti, ulur afër tij Isa Mustafa, Nekibe Kelmendi, Fatmir Sejdiu dhe shumë të tjerë, shkruan fmimages.net

I fundit në mbledhje arrinë kryetari Ibrahim Rugova, i cili futet në sallën e mbledhjës me një fytyrë të “grysur” dhe pa përshendetur asnjë nga delegatët, i ulur i vetëm në rëndin e parë dhe më qëndrim shumë të çuditshëm, ku më vonë i bashkangjitët Nekibe Kelmedi dhe Fatmir Rexhepi.

Në një moment Fatmir Rexhepi e pyet vjedhurazi Nekibën: Se a mund të ulëm në karrigën tjetër para Ibrahim Rugovës?

Prapa tyre qëndron i ulur Isa Mustafa, sot kryetar i LDK-së që në atë kohë ishte fare i panjohur dhe nuk dihet se çfarë raportesh kishte me Ibrahim Rugovën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400