VIDEO/ Shikoni se si hoxha e rrenë xhematin e tij: “Gjergj Fishta kurrë nuka ka shkru poezi kundër Turqisë”

20:39 / E diell, 12 Nëntor 2017

 

 

Sharlatani nga Mitrovica, hoxhë Fatmir Lafi gjatë një ligjerate në xhamo vazhdon t’i rrej xhematin e tij duke thënë se “Gjergj Fishta kurrë nuk ka shkruar keq për Perandorinë Osmane”, ku në realitet e vërteta është ndryshe.

Vetëm një shembull konkret nëse e merrni dhe e lexoni “Lahutën e Malsisë” e shkruar nga Gjergj Fishta, aty do të hasni në 250 herë përmendet fjala turk:
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk’rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
Krejt tu’ e là t’ mjerën në gjak,
Frymën tue ia xanun njak,
E as tu’ e lanë, jo, dritë me pà:
Kurr të keqen pa ia dà:

Një pasazh tetër nga “Lahuta e Malcisë” shkruhet për turku:

Prap me Turk me u kapërthye:
Prap me Turk, po, na me u vrà.
Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
Urtë ma ndejun Turk e Shkjà.

Edhe një pasazh tjetër nga “Lahuta e Malcisë” Fishta shkruan:

Besë me Turk kurr mos me vû,
Mos me vû kurr besë as fé:
Me tê por me u vrá, me u pré.

Prandaj i ashtuquajtur dijetar nga Mitrovica, nuk është asgjë tjetër, por vetëm një mashtrues qe vazhdon ta rrej xhematin e tij në shtëpinë e Zotit./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400