Video/ Vrasja që tronditi botën, si u filmua e gjitha nga kamerat

21:04 / E martë, 10 Prill 2018

 

Historia e tij pati tronditur botën, në vitin 1991. Albert Dryden, vrau oficerin e policisë, Harry Collinson përpara gazetarëve. Ata kishin shkuar për t’i prishur shtëpinë e tij njëkatëshe, të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, por Dryden i priti me armë në dorë.

Collinson ishte duke zbatuar ligjin, për prishjen e shtëpisë, kur Dryden tërhoqi këmbëzën e një arme të Luftës së Parë Botërore dhe e vrau atë. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat. Autori u dënua me burgim të përjetshëm, por së fundi ëshë liruar, për shkak se ka pësuar një goditje në tru. Ai do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës, në një qendër të kujdesit shëndetësor.
Vëllai i oficerit të vrarë, tha se nuk i vjen aspak mirë për këtë vendim, por shpreson që Dryden të vdesë ngadalë.

“Personalisht, nuk mund të kujdesem më shumë për atë që ndodhi me Albert Dryden. Nëse vdes ngadalë, kjo është mirë. Do të jem shumë i lumtur për këtë,” – tha ai.

Ish-punëtorit të çelikut, Dryden, më parë i ishte refuzuar lirimi, pasi nuk kishte treguar pendim.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400