VIDEO/Histori të trishta: Vajzat e mitura që pastrojnë natën rrugët e Sarandës

14:16 / E mërkure, 28 Shkurt 2018

 

Rrugët e qytetit bregdetar të Sarandës janë të mbushura me fëmijë të mitur që marrin fshesën dhe pastrojnë rrugët gjatë natës. Janë vajza të komunitetit rom, prindërit e të cilëve janë të punësuar në komunalen e qytetit.

Çdo natë këto vajza të vogla marrin fshesat dhe pastrojnë bashkë me nënat e tyre. Kamera e emisionit “Boom” ka qenë në mesnatë për të na treguar se si shfrytëzohen vajza 10 dhe 12 vjeç në punë, gjatë orëve të vona. Në fakt ato duhet të ishin në gjumë në këtë orë dhe të nesermen në shkollë, por me sa duket këtë situatë nuk e sheh Bashkia Sarandë dhe Shërbimi Social Shtetëro që duhet të marrin masa për ndalimin e këtij shfrytëzimi çnjerëzor, qoftë edhe nga prindërit…

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400