Viti 1999: Rugova pyetet pse nuk e vizitoi familjen Jashari. Përgjigja e tij befason shikuesit

14:17 / E hëne, 05 Mars 2018

 

 

Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ishte për herë të parë mysafir në RTK pak muaj pasi Televizioni i Kosovës, kishte nisur trasmetimin.

Në studion e hapur të emisionit “Thjerrëz”, me gazetaren Diana Toska, Rugova ka folur me shumë qetësi për situatën e tensionuar politike në vend mes krahut paqësorë dhe atij të luftës.

Kjo bisedë është karakterizuar me një maturi që ka shfaqur kryetari i LDK-së, i cili në asnjë moment nuk ka fyer askë edhe pse në vitin 1999, Rugova mbase ishte njëriu më i sulmuar nga qarqet politike të kohës, shkruan Magazina.al

Ndër shumë pyetje të gazetares Toska, por edhe të shikuesve, Rugova është pyetur nëse do ta vizitojë Prekazin për ta nderuar Familjen Jashari.

Përgjigja që ka dhënë Rugova ka qenë e papritshme, sidomos për kohën pasi raportet mes tij dhe UCK-së, nuk kishin qenë të mira.

Në këtë Video, Rugova jep një zotim, i cili në fakt nuk u realizua kurrë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400