Zbulohet alieni që punoi për qeverinë Amerikane?!

10:55 / E martë, 13 Shkurt 2018

Valiant Thor, duket si njeri, por ka disa dallime të mëdha fiziologjike. Ai vjen nga Venera dhe kishte punuar për Qeverinë.

Phil Schneider, gjeolog dhe inxhinier, thotë ta ketë takuar Thor-in, por ka edhe të tjerë që e pohojnë këtë. Dr. Frank Stranges shkroi librin “Stranger at the Pentagon”, rreth takimit të tij me Thorin.

Schneider kishte treguar një fotografi të Thor-it gjatë një ligjërate në “Preparedness Expo” të vitit 1995. Fotoja ishte bërë në vitin 1943. Schneider tha se alienët kanë punuar për ushtrinë amerikane që nga viti 1937. Thor kishte nga gjashtë gishta në secilën dorë, një zemër më të madhe, një mushkëri të vetme, të madhe, si dhe gjak me oksid të bakrit, sikur oktapodi. Koeficienti i tij i inteligjencës ishte jashtë parametrave (rreth 1200). Ai fliste rrjedhshëm 100 gjuhë (duke përfshirë edhe gjuhët e alienëve). Ai po ashtu kishte thënë se ishte 490 vjet i vjetër.

Thor u largua nga Toka më 16 mars të vitit 1960 me një anije kozmike nga Aleksandria, Vajoming.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400