“Autoritetet e Kosovës duhet ta përkrahin më fuqishëm bashkëjetesën me minoritetet”

20:34 / E premte, 28 Korrik 2017

 

Në emisionin InfoZonë, prodhim i Gazetës InfoPress për RTK3, i udhëhequr nga Besir Zyberi dhe Nehat Shaqiri ishte e ftuar Shefja e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga komuniteti boshnjak, Adriana Hodxhiq,me të cilin u fol rreth komunitetit  boshnjak  në komunën e Mitrovicës por edhe në të gjithë Republikën e Kosovës .

 

Hoxhiq në InfoZonë ka thënë se zyra e tyre ka pasur gjithmonë përkrahjen e ndërkombëtarëve,dhe këtë mbështetje ajo thotë se e kanë fituar vetëm se ajo ka qenë shumë e hapur dhe e drejtpërdrejtë në komunikimet me ta,shkruan InfoPress.

Ajo thotë se përpos ndërkombëtarëve edhe autoritetet e Kosovës duhet ta përkrahin më fuqishëm bashkëjetesën me komunitetet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400