Bajrami tregon për problemet e boshnjakëve që jetojnë në Bosnjë

20:47 / E premte, 14 Korrik 2017

 

Në emisionin InfoZonë, prodhim i Gazetës InfoPress për RTK3, i udhëhequr nga Besir Zyberi dhe Nehat Shaqiri ishte i ftuar publicist dhe ish deputeti i Parlamentit të Kosovës nga komuniteti boshnjak Cerim Bajrami, me të cilin u fol rreth komunitetit boshnjak në Republikën e Kosovës .

Bajrami në InfoZonë u shpreh se vetëm boshnjakët që jetojnë në Bosnjë e kanë problem hyrjen në Kosovë,kurse serbët që jetojnë  në Bosnjë sipas Bajramit lëvizin lirshëm,shkruan InfoPress.

Kjo gjë,thotë Bajrami po paraqet pengesë për bisnesmenët boshnjak por edhe për popullsinë e thjeshtë që duan të vijnë për vizitë në Kosovë.

Ai thotë se duhet të merren hapa konkret në këtë drejtim,që populli boshnjak të mos jetë i diskriminuar,por të ketë të drejta njësoj si popujt tjerë që e kanë shtetin më të fuqishëm sesa boshnjakët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400