Gazrat me efekt serre kanë ndryshuar klimën edhe miliona vite më parë

23:07 / E mërkure, 04 Korrik 2018

Gazërat me efekte serrë kanë qenë në origjinë të ndryshimit klimatik edhe në të kaluarën e Tokës, 66 milionë vite më parë, kur zvogëlimi i nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë bashkuar me ndarjen e Australisë nga Antarktida, që ndryshuan qarkullimin e oqeaneve, ndikuan në uljen e temperaturave, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature”, i koordinuar nga Margot Cramwinckel e universitetit holandez të Utrehtit dhe nga Matthew Huber i universitetit amerikan “Purdue”.

 

Shkencëtarët kanë studiuar ndryshimet e temperaturës tokësore në të kaluarën nëpërmjet analizave të një grupi bakteresh shumë antike, “Archea”, që janë konservuar në Bregun e Fildishtë.

Këto mikroorganizma, në gjendje të kolonizojnë ambjentet më ekstreme, kanë veshje shumë të ndjeshme ndaj ndryshimit më të vogël të temperaturave të jashtme. Studiuesit i kanë përdorur si termometër natyralë të Tokës, duke i krahahsuar të dhënat me disa modele klimatike.

Autorët e këtij kërkimi vunë re se ndryshimet më të forta të temperaturave kishin ndodhur në pole, përcjell Atsh.

“Ndryshimi i temperaturave si në tropik edhe në pole lidhet vtëm me rolin e gazit me efekt serrë”, shpjegon Cramwinckel.

“Këto vëzhgime përmirësojnë të kuptuarin tonë të motorëve që janë në themel të ndryshimeve klimatike afat gjatë, dhe në të ardhmen do të nda ndihmojnë të bëjmë parashikime më të mira mbi zhvillimin e klimës së planetit tonë”, përfundoi ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400