Hodxhiq: Nuk kemi asnjë komunikim me shtetin e Bosnjës

20:55 / E premte, 28 Korrik 2017

 

 Në emisionin InfoZonë, prodhim i Gazetës InfoPress për RTK3, i udhëhequr nga Besir Zyberi dhe Nehat Shaqiri ishte e ftuar Shefja e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga komuniteti boshnjak, Adriana Hodxhiq,me të cilin u fol rreth komunitetit  boshnjak  në komunën e Mitrovicës por edhe në të gjithë Republikën e Kosovës .

 

Shefja e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga komuniteti boshnjak, Adriana Hodxhiq,e pyetur se sa kanë bashkëpunim me shtetin e tyre,pra me shtetin e Bosnjës tha se nuk kanë kurfarë bashkëpunimi me atë shtet.

Ajo tha se nuk kanë asnjë komunikim as me zyrtarë të shtetit të Bosnjës,dhe takimet me njerëz nga atje janë vetëm të rastësishme.

“Unë takohem me zyrtarë nga Bosnja vetëm nëpër kojteje të organizuara nga institucionet e Kosovës,por nuk kam ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë me ta”-u shpreh ajo ndër tjera.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400