Hodxhiq: Zyra jonë ka kaluar sfida të vështira.Jam kërcënur disa herë

20:29 / E premte, 28 Korrik 2017

 

 

Në emisionin InfoZonë, prodhim i Gazetës InfoPress për RTK3, i udhëhequr nga Besir Zyberi dhe Nehat Shaqiri ishte e ftuar Shefja e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga komuniteti boshnjak, Adriana Hodxhiq,me të cilin u fol rreth komunitetit  boshnjak  në komunën e Mitrovicës por edhe në të gjithë Republikën e Kosovës .

 

Hoxhiq në InfoZonë ka thënë se zyra e tyre ka pasur shumë problem që nga fillimi i krijimit,shkruan InfoPress.

Ajo thotë se kanë pasur sfida të ndryshme në Cështjen administrative dhe burokratike.

Ajo tregon se ka kërkuar që ta ketë afër ndihmën nga avokati I popullit,sepse ndiheshin më të sigurtë,dhe tregon poashtu se fillimi sidomos ka pasur sfida serioze.Kjo zyrë sipas Hoxhiq ka pasur problem me grupe të caktuara nga të cilat kanë marrë edhe kërcënime serioze.

Mirëpo tashmë sipas saj problemet janë më të vogla sepse ështe kuptuar që nuk ua mbajmë krahun as Prishtinës e as Beogradit./InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400