Komunitetet e diskriminuara në Kosovë

16:52 / E martë, 15 Maj 2018

 

Rreth 40 mijë romë, ashkalinjë dhe egjiptias jetojnë në Kosovë. Mirëpo, vetëm 149 prej tyre janë të punësur në institucionet e shtetit.

127 pjesëtar të komunitetit RAE punojnë në nivelin qendrorë e vetëm 22 prej tyre janë të punësuar nëpër komuna.

Arsye kryesore del të jetë mungesa e arsimimit.

Bazuar në raportin e zyrës së kryeministrit për integrimin e këtij komuniteti në Kosovë, 16 për qind e të gjithë pjesëtarëve të këtij komuniteti janë analfabet, ndërsa vetëm 1.4 për qind e kanë të përfunduar ose vazhdojnë shkollën e mesme.

Në raportin e siguruar nga Gazeta Fjala, thuhet se mësimin parashkollor, prej  këij komuniteti e zhvillojnë vetëm 176 persona.

Përderisa numri i tyre që vijojnë shkollën fillore është 4 mijë e 153. Ndërsa, vetëm 204 pjestarë të komunitetit RAE, vijojnë shkollën e mesme.

Me nivel të ulët arsimimi, pjesëtarët e këtij komuniteti e kanë të vështirë të gjejnë punë edhe në sektorin privat. Të dhënat tregojnë se 58 për qind e komunitetit RAE figurojnë të papunë me të ardhura vjetore për kokë banori  397 euro.

Pak më mirë sa I përket punësimit qëndrojnë pjestarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.

Megjithatë 30 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë, janë të papunë. Ata llogaritet të kenë të hyra vjetore për kokë banori, 1 mijë e 282 euro.

Raporti I Zyrës së Kryeministrit tregon se sa I përket punësimit të minoriteteve të dhenat nuk janë të kënaqshme. Vetëm 19 mijë pjestarë të minioriteteve, janë të punësuar në Kosovë. Prej tyre1 mijë e 229 janë serb. Ndërsa, boshnjakë 256, turq 216, goran 21. Vetëm 12 egjiptianë, gëzojnë punësim në vendin ku jetojnë. Ndërsa 35 romë, janë të punësuar në Kosovë.

Të diskriminuar në vendet e punës

Në raportin e siguruar nga Gazeta Fjala, thuhet se në stafin legjeslativ dhe menaxhues, janë të punësuar vetëm 7 përqind e komunitetit RAE. Ndryshe 17 për qind e serbëve janë të punësuar në këtë kategori.

Ndryshe, në stafin profesional dhe teknik, janë 34 për qind serbë, ndërsa vetëm 12 për qind e të punësuarëve janë romë, egjiptianë, e ashkali.

Në zyrën e kryeministrit Mustafa nga 531 të punësuar, 13 janë serbë. Tetë prej të punësuarëve janë boshnjakë, nëntë turq dhe vetëm dy goranë, e një ashkali.

Edhe në zyrën e presidentit Thaçi nga 43 të punësuar dy boshnjakë, dy turq, e një goran, përbëjnë stafin e presidentit Thaçi.

Edhe Institucionet tjera , nuk tregohen më të respektueshme me pakicat. Ka prej ministrive, e Institucioneve gjyqësore që në stafin punues, nuk e kanë  punësuar asnjë pjestar të komuniteteve.

E tillë, del të jetë Ministria për Integrime,  Instituti  Gjyqësor i Kosovës, e Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Brenda këtyre institucioneve, asnjë pjestar i komunitetit, nuk figuron si i punësuar.

E më së shumti pjestarë të minoriteteve del të kete punësuar ministria e Shëndetësisë.

Nga 7592 të punësuar, njëqind pjestar të stafit janë boshnjakë, 127 turq e plotësojnë stafin punues të MSH-së.  Përveq kësaj gjashtëmbëdhjetë romë, kryejnë punë në këtë ministri, 12 egjiptianë, 5 ashkali dhe vetëm 13 serbë, përmbushin stafin e këtij institucioni.

Asnjë pjestar I komunitetit serb nga 177 persona sa përbëjnë stafin e ministres Hykmete Bajrami, nuk figuron në listën e të punësuarve. Vetëm dy boshnjakë, punojnë në ministrinë e udhëhequr nga ajo bashkë me një turk dhe një egjiptian.

Në listën e të punësuarve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim figurojnë të punësuar 80 persona.

Dalibor Jevtić, ministër I kësaj ministrie ka zgjedhur për stafin e tij 44 shqiptar,  31 serbë, tre turq, një boshnjakë dhe një goran.

Numër i vogël i të punësuarve

Ndryshë qëndron puna në institucionet e sigurisë dhe ato të grumbullimit tëtë hyrave.

Nga 8,690 policë të Kosovës, 1,055 janë serbë, 214 boshnjakë, 84 turq, 38 goranë, 20 ashkali, 9 egjiptianë, derisa 15 romë.

Edhe në Doganën e Kosovës, nga 572 doganierë 35 prej tyre janë serbë, gjashtëmbëdhjetë boshnjakë, pesëmbëdhjetë turq, tre goranë, tre egjiptianë, tre romë e dy ashkali.

Në Institutin e Avokatit të Populit, janë 46 të punësuar. Prej tyre tre janë  serbë dhe një ashkali.

Në Gjykatën Kushtetuese nga 41 të punësuar, në përbërjen e stafit janë një serbë, një boshnjakë, e një turk.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës nga gjithsejt 1,464 të punësuarit, 106 anëtarë të stafit janë serb, 20 janë boshnjakë, 18 turq, tre goranë, e një ashkali.

Në Agjencinë Kundërkorrupsion nga 39 të punësuar, vetëm një turk përbën pakicën.

Komunat diskriminojnë komunitetet RAE

Edhe në Komuna numri i të punësuarëve të komnuniteteve nuk del të jetë i madh. Nga 5,905 të punësuar, 5,313 janë shqiptarë, 360 serbë, 112 boshnjakë, 82 turq, një goran, gjashtë ashkali, katër egjiptianë, 12 romë.

Komuna e Gjakovës,  Podujevës, Malishevës, Kaqanikut, Hanit të Elezit dhe Vushtrrisë nuk kanë asnjë pjestarë të komunitetit RAE, të punësuar.

Komuna e Prishtinës, nga 851 të punësuar, i ka të punësuar 20 turq e katër boshnjakë.

Komuna e Deqanit ka vetëm një ashkali të punësuar në mesin e stafit prej 119 të punësuarve, derisa  Dragashi nga 302 të punësuar,  ka dy turqë e dy romë.

Ndërkaq, Komuna e Ferizajit nga 308 të punësuar, ka dy boshnjakë, dy turkë, e dy romë në përbërje.

Edhe Komuna e Prizrenit ka në përbërje pjestarë të komunitetit pakicë. Nga 437 të punësuarit, 48 janë boshnjakë, një ashkali, një egjiptian dhe një romë.

E Komuna e Shtërpcës, duket se i kushton rëndësisë barazisë së komuniteteve. Nga 20 të punësuar, dhjetë janë shqiptar e dhjetë serbë.

Ndryshe komunat me shumicë serbe, si Parteshi, Ranilluga e Graqanica, tërë të punësuarit I anë pjestarë të komunitetit serb.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400