“Ndërtimi i vendbanimeve dhe edukimi,prioritet i ashalinjëve në Kosovë”(Video)

18:39 / E mërkure, 16 Gusht 2017

 

Në emisionin InfoZonë, prodhim i Gazetës InfoPress për RTK3, i udhëhequr nga Besir Zyberi dhe Nehat Shaqiri ishte i ftua Qazim Rrahmani nga komuniteti ashkalinj,me të cilin u fol rreth komunitetit ashkali në Republikën e Kosovës .
Rrahmani për InfoZonë tha se komuniteti ashkali nuk ka kushte të mira jetese,pra nuk ka kushte ekonomike shumë të vështira,shkruan InfoPress.
Ai u shpreh se janë duke kërkuar vazhdimisht mekanizma që të dalin nga kjo gjendje momentale që gjindet ky komunitet.
Ai tha se nga regjistrimi i fundit del se në Kosovë jetojn ë rreth 20 mijë persona nga komuniteti ashkali.
Ai poashtu tha se deri më tani prioritet I këtij komuniteti janë ndërtimi i venbanimeve dhe edukimi,sepse sipas tij këto gjëra janë më se të nevojshme për të jetuar një jetë normale./InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400