Ndodh edhe kjo! Në Francë punësohen 6 sorra

13:49 / E diell, 12 Gusht 2018

Një park historik në Francë ka në plan të përdorë gjashtë sorra të trajnuara për të mbledhur bishat e cigareve dhe mbeturinat e tjera.

Zogjtë do të stimulohen duke i dhënë pë të ngrënë sa herë që do të kenë sukses duke sjellë një send mbrapsht.

“Qëllimi nuk është vetëm të qartësohen, sepse vizitorët janë përgjithësisht të kujdesshëm për t’i mbajtur gjërat të pastra, por edhe për të treguar se natyra mund të na mësojë të kujdesemi për mjedisin”, tha Nicolas de Villiers nga parku Puy du Fou, në rajonin perëndimor Vendee.

Sorra konsiderohet të jetë “veçanërisht inteligjente” dhe në rrethanat e duhura “pëlqen të komunikojë me njerëzit dhe të krijojë një marrëdhënie nëpërmjet lojës”, tha Villiers.

Zogjtë do të inkurajohen të pastrojnë parkun duke përdorur një kuti të vogël që do të japë një “meze” të lehtë ushqimi shpendësh sa herë që sjellin mbeturinat në vendin e duhur.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400