Reagon ,PDAK pas akuzave të Rrahmanit në emisionin InfoZone(Foto/Video)

12:40 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Menjëherë pas transmetimit të emisionit Infozone prodhim i InfoPress,partia PDAK me anë të një komunikate ka reaguar ashpër ndaj ish anëtarit të saj ,Qazim Rrahmanit ,shkruan InfoPress.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se arsyja kryesore e mos marrjes pjesë në këtë emision ishte përballja me Qazim Rahmanin pasi që sipas tyre ky i fundit nuk i takon nivelit të Kryetarit të kësaj partie, Danush Ademit.

“Kryetari i PDAK-së z.Danush Ademi nuk prezantoi në emisionin e saj ku ka pasur të jem përball Qazim Rrahmanit, arsyeja që nuk prezantoi Kryetari z.Danush Ademi në atë emision me Qazim Rrahmanin është se Qazim Rrahmani nuk është i nivelit të Kryetarit tonë. z.Danush Ademit, sepse z.Danush Ademi është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe është Kryetar i Partisë Demokratike të Ashkanlive të Kosoves – PDAK , ku kjo parti është më e madhja në Kosovë në radhët e komuniteteve rom, ashkanli dhe egjiptian, ndërsa ai është vetëm një zv.minister dhe anëtar i një partie të vogël siç është PAI” thuhet në reagim të PDAK-së.

Tutje në këtë reagim përpos që është tentuar që të kundërshtohen fjalët e Rrahmanit ,PDAK nuk ka lëshuar pa i parë edhe gabimet dialektore në të folur të Rrahmanit duke i korrigjuar ato por që jo në përballje direkt por në formë të shkruar,shkruan InfoPress.

InfoZone edhe për kundër mos ardhjes së deputetit ,Danush Ademi në emision që të shpalos gjitha kundër argumentet e ka ftuar prapë kësaj radhe me kërkesë të vet deputetit , por që prapë për arsye të paqarta ka vendosur të mos jetë i pranishëm duke dërguar kundër argumentet e tij për mes një komunikate.

Deklarata e partisë PDAK botohet pa ndërhyrjen e redaksisë dhe e plotë:

Kundërpërgjigje ndaj Qazim Rrhmanit.

Në filim në si PDAK e falenderoj znj. Sahide Dedushi moderatoren e emisionit Info Zone për ftësen që ja ka bërë Kryetarit të PDAK-së z.Danush Ademit, por Kryetari i PDAK-së z.Danush Ademi nuk prezentoi në emisionin e saj ku ka pasur të jem përball Qazim Rrahmanit, asryeja që nuk prezentoi Kryetari z.Danush Ademi në atë emision me Qazim Rrahmanin është se Qazim Rrahmani nuk është i nivelit të Kryetarit tonë. z.Danush Ademit, sepse z.Danush Ademi është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe është Kryetar i Partis Demokratike të Ashkanlive të Kosoves – PDAK , ku kjo parti është më e madhja në Kosovë në radhët e komuniteteve rom, ashkanli dhe egjiptian, ndërsa ai është vetëm një zv.minister dhe anëtar i një partie të vogel siq është PAI. Po ashtu nuk është as nga niveli arsimor ku Kryetari i PDAK-së z.Danush Ademi ka të përfunduar Fakulltetin, ndërsa Qazim Rrahmani nuk e ka të përfunduar as shkollën fillore por ka ikur në azil social dhe ka falcifikuar diplom kise ka përfunduar fakulttet në Suedi ku ne të gjithë e dim se kur të je më një shtet azil kërkues nuk mundesh të studiosh në atë shtet pa e mesuar gjuhen zyrtare të ati shteti 100%.
Qazim Rrahmani nuk thuhet karrika e ti është e “shprazur” po thuhet e “zbrazët” për këtë arsye nuk ka qenë prezent Kryetari i PDAK-së në emision me ju sepse nuk jeni nivel i ti, Kryetari i PDAK-së është i gatshem të del dhe të ballafaqohet me Kryetarin e partis tuaj sepse edhe ai ka të njëjtat pozita sikur se Kryetari jonë.
Sa i përket karrikës së deputetit aty vendos populli në fund të fundit populli vendos me votën e tyre se kush i përfaqëson në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse populli e bënë krahasimin se cili përfaqësues ka bërë më shum për ta edhe ajo shihet, po ju nuk mund ta shihni jeni duke fjetur sepse keni mbetur duar that me pozita tjera politike.
Kryetari i PDAK-së ka përfituar dy (2) zv.ministra me staf, një (1) këshiltar tek Kryeministrit i Republikës së Kosovës dhe pesë (5) këshilltar të tjerë nëpër Ministri të ndrsyhme, ndërsa ju si PAI qka keni përfituar?
Sa i përket gjumit të cilin e përmend Qazim Rrahmani që kinse z.Danush Ademi është duke fjetur po shihet puna e tyre deri më tani se qka kan arritur as një përfitim tjeter përpos dy (2) zv.Ministria të cilat i kan marrë partija e tyre kjo do të thot ata kan ra në gjum të thell e nuk po zgjohen dot, ndërsa Kryetari i PDAK-së është i gatshem të ballafaqohet me njerëz të nivelit të ti e jo siq është puna e Qazimit që nuk din as ti shqiptoj fjalët mirë.
Deputeti duhet me ngrit zërin në Kuvendin e Republikës së Kosovës sikur se e ka bërë Kryetari i PDAK-së z. Danush Ademi që qdo herë e ngrit zërin për problemet e komunitetit Ashkanli, kurse deputeti i partis tuaj Qazim nuk e fol as një fjalë dhe këtë e paske thënë për deputetin e partis tuaj sepse as njëher nuk e ka ngritur ndonjë problem apo shqetësim që ka komuniteti Ashkanli,Qazim nuk thuhet të MSHIFE mbrapa përdeve.
Sigurish që dihet roli i një zv.ministri sikure puna juaj që shkoni në punë vetem sa për të marr një pagë dhe nuk bëni asgjë, sikurse deputeti i partis tuaj që as një herë nuk e ngrit zërin për komunitetin Ashkanli, ndërsa Kryetari i PDAK-së qdo herë e ngrit zërin në Kuvendin e Kosovës.
Tjetri llapsuz nga zv.ministri i famshëm “vetëm ta përfundoj QITA” .
Ndërsa kodi i cili u nda për Mbështetjen e Komuniteteve në Ministrin e punës dhe mirëqenies sociale ky kod është nda falë kërkesës së Kryetari z.Danush Ademi, këtë projekt për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale e ka kërkuar z.Danush Ademi nga Ministri i Financave z.Bedri Hamza dhe ky projekt nuk është 1,000,000 euro por është 1,800,000 euro këtu shihet që nuk je i informuar sepse nuk është merit e juaj që është nda ky Buxhet Qazim, por është merit e Kryetarit z.Danush Ademit që e ka përfitu këtë ndarje të Buxhetit.
Ndërsa në Ministrin e komuniteteve dhe kthim ku ju jeni zv.minister jan të ndara 3.500.000 euro ta shofim se qfar do të bësh pas ju jeni aty, por ne e dim që as gjë nuk do të mund të bëni sepse deri më sot as gjë nuk keni bërë për komunitetin Ashkanli.
Qazim në strategjin e komuniteteve jan komuniteti rom dhe ashkanli, ndërsa komuniteti egjiptian është larguar nga strategjia e komuniteteve, është mir t’ja bësh vetës një refresh.
Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës as njëher nuk do të ndrron emrin e saj,por kjo parti nuk do të ketë njerëz të cilët jan të korruptuar siq është puna e Qazim Rrahmanit, nuk është Qazimi ai i cili e vlerson Kryetarin e PDAK-së për dije apo për energji por është populli i cili i bënë këto vlersime.
Pretendimet e tua ne si PDAK i dim pretendimi I Qazimit është me u kan “SHEF” i një partie qdo herë ka pas dëshir vetem të bëhet qysh të thot Qazimi por kjo nuk ju shit në PDAK për atë arsyë nuk ka mundur të rri më në PDAK.
Ndërsa në e dim se sa e don popullim Qazimi me rëndësi është që Qazimi të jet në POZIT të mir siq është tani zv.minister e për popull as që i intereson sikur se deri më tani që nuk ka bërë as gjë për këtë popull.
Kuvendi i Partis Demokratike të Ashkanlive të Kosovës ka qenë i rregullt dhe ka shkuar qdo gjë sipas ligjit dhe ka qenë Kuvend demokrtik. Dhe ata të cilët kan qenë në Kuvend kan qenë anëtarët e PDAK-së dhe nuk jan njërz të RRUGËS mos i krahaso të tjerët sikur VETËN sepse ata kan qenë anëtarë të PDAK-së dhe as njëri nuk është paguar për të marr pjesë në Kuvend ndërsa për këtë shpifje QAZIM do të merresh me gjykat sepse ne si PDAK do të bëjmë PADI ndaj teje për këto shpifje, sepse të gjithë qka kan qenë prezënt e kan ditur që kan ardhur në Kuvendin e PDAK dhe për të zgjedhur Kryetarin e partis ku shumica e degëve e kan propozuar Danush Ademin që të rikandidon për Kryetar të PDAK-së, nuk ka qenë e inponuar QAZIM.
Sa i përket keq menaxhimit të mjeteve financiare pik së pari nuk thujet “MINAXHUAR” po “MENAXHUAR” oo QAZIM.
Kryetari i PDAK-së nuk ka dorë ne financat e partis por është përsoni përgjegjës i cili mirret me financa të partis dhe për atë vendos Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia se si bëhet shpërndarja e atyre mjeteve e nuk vendos Kryetari.
Në raportet e Auditorit të cilat i përmendi Qazim Rrahmani ato jan gjënjeshtrat e ti sepse auditorit nuk i intereson pagat familjare kjo është gjenjeshtër e madhe sepse dihet se me qka merret auditori vetem i duhet mbulesat e atyre shpenzimeve sipas rregullave kontabel dhe nuk është e mundur që një parti të mos ketë mbules për 5000 euro dhe të vazhdon prap të i marr parat nga KQZ por këtu e dim që Qazim Rrahmani nuk ka lidhje me financa as tabelen e shumzimit nuk e din. Dhe subjektet politike nuk i përfitojnë 35.000 euro për një deputet e ka shum gabim, por partit politike për një deputeti i përfitojn 31.500 euro në vit, shikoji Raportet e Auditorit të Partis tuaj ku as një informat nuk e ka prej partis ku jeni ju se qysh i ka shpenzu ato mjete sepse jeni një parti e analfabetëve.
BOLL ma më këto RRENA o Qazim , shikoi keqpërdorimet e tua të cilat i ke bë.
PDAK nuk e ka përdor këtë buxhet të partis për smoka edhe qipsa sikurse e keqpërdorur ti kartelen e QEVERIS ku kemi pasur shumë kërkesa prej ish Kryeministrit për të larguar për keqpërdorim të karteles së Qeveris dhe keqpërdorim të pozites zyrtare.
Për rrëzimin e z.Danush Ademit nga pozita e Kryetarit të partis ky inicim ka ardh nga ti Qazim Rrahmani që keni tentu të bëni një grup për ta rrëzuar z.Danush Ademin nga Kryetari i PDAK-së, po nuk keni mundur me arrit atë sepse të kan njohur të gjithë anëtarët e PDAK-së se qfarë manipuluesi jeni edhe të gjithë të kan bo loj ty prap kan ardhur në Kuvendin e PDAK-së di dhe disa të tjer keni mbetur jasht PDAK-së sepse keni qenë matrial hargjues, sepse në PDAK ka ide të reja e jo SHEFA.
Në si PDAK nuk jemi kundër bashkimit por jemi kundër të korruptuarve që i ka partia juaj sepse të gjith qka kan qenë të korruptuar apo e kan keqpërdorur poziten e tyre PDAK i ka larguar, dhe ata të korruptuarit kan shkuar në PAI, ne si PDAK jemi për bashkim por pa njerz të korroptuar.
Në CV qdo kush e shkruan se qka ka punuar në të kaluaren edhe Kryetari z.Danush Ademi sigurisht që e ka deklaru në të kaluaren që ka qenë Drejtor i organizatës dhe ka shumë vitë që më nuk merret me atë organizat nuk është më as drejtori i asaj organizate, ne të kuptojm Qazim që nuk e din as në CV qka duhet të shkruhet të kuptojm sepse je më një nivile të ulët arsimor, dhe sa i përket organizatave është vet Qazim Rrahmani është drejtor i një organizate e cila quhet “Shoqëria demokratike RAE” ku ka qenë përfitus i një projekti në vitin 2016 dhe ende nuk e ka mbyllur raportin e ati projekti që ka qenë përfitus në zyren për qështje të komuniteteve – pran zyrës së Kryeministrit.
Si dhe në deklaratat e di për media Qazim Rrahmani është kundër termit RAE ndërsa ai vet e përdor në organizatën e ti vetëm të përfitoj projekte në emër të tri komuniteteve.
Dhe e fundit që thotë deri sa ka qenë Qazimi zv.minister në ministrin e punës as gjë nuk i ka ndihmu komunitetit, në punsime sezonale i ka punësu familjarët e vet ku disa i ka deklaru si rom disa si egjiptian e disa si ashkali ku ka dëshmi për këtë, dhe ne sa e dim puntorët sezonal që punësohen nga ministria nuk ndërtojn shkolla “rrena i ka kant e shkurta QAZIM”.
Ndërtimin e shtepive në fshatin Dubravë nuk është bërë nga Qazim Rrhamni se në atë kohë ka qenë i ri dhe ske pas pozit në atë vit kur është bë ndërtimi i shtëpive, në atë kohë ke qenë më kontrat mbivepër në ministrin e diaspores dhe ne e dim që ministria e diaspores nuk ndërton shtëpia, përveq kësaj është fakti edhe ish Kryeministri z.Hashim Thaqi thot që iniciator i ndërtimit të këtyre shtëpive është z.Danush Ademi.
Në vitin 2016 Kryetari i PDAK-së e ka kërkuar 1.000.000 euro për ndërtimin e shtëpive edhe ky amandament nuk kalon për fat të keq për 2 vota, dhe në vitin 2017 Kryetari z.Danush Ademi kërkon nga Ministri i Financave z.Bedri Hamza që të ndaj një kod në ministrin e punës dhe mirëqenies sociale në vler prej 1.000.000 euro për ndërtimin e shtëpive dhe kjo kërkesë u është pranuar nga Ministri z.Bedri Hamza dhe në leximin e dyt të buxhetit kjo vler u shut edhe për 800.000 euro ku gjithsëj jan tani të ndara 1.800.000 euro dhe kjo është merit e z.Danush Ademit. Kurse Deputeti i partis tuaj as që e ka ngritur zërin por as që e ka ditë këtë kod i cili është nda sepse aj nuk di ti lexoj linjat buxhetore.
Sa ke qenë zv.minister në ministrin e punës as një punë nuk e ke bërë por vetem e ke marr pagen tuaj dhe e ke keqpërdorur kartelen e qeveris nuk të ka interesuar fare gjendja e komunitetit në atë kohë ndërsa tani thua kinse kam bërë atë e këtë në realitet as gje nuk ke bërë për komunitetin Ashkanli as ti e as deputeti i partis tuaj me keq ardhje e them sepse deputeti juaj në Kuvend është KUKËLL as njëhër nuk e ngrit zërin për problemet e komunitetit Ashkanli, ndërsa ti Qazim je një gënjështar i madh i cili ke vetëm fjal e punë JO sepse të gjithë të njohim së qfar njëriu je i cili aty po shet trimëri zotësi por e dim që ende ndjekeni nga gjykatat për kërcnime ende ndjekeni nga gjykata për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe karteles së Qeveris.
Krejt emisionin vetëm për Kryetarin e PDAK-së ka fol, kurse emisioni ka qenë për të arriturat e partis së tyre por e kuptojm që nuk ka pasur se qka të tregon për të arriturat e partis së ti sepse as gjë nuk ka arritur.

Me respekt PDAK

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400