Rrahmani: PDAK më nuk ka emrin e tillë pasi që tani është shndërruar në Partin e Danush Ademit(video)

12:22 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Anëtari i partisë PAI, në InfoZone ka shfaqur një mori ,akuzash në drejtim të kryetarit të partisë PDAK-së ,Danush Ademit me arsyetimin se ai ka shkelur një varg rregullash duke  privatizuar partin PDAK,shkruan InfoPress.

“Realisht unë nuk mendoj më që kjo parti e ka emrin e tillë pasi që nga PDAK kjo parti ka filluar të shndërrohet në Partinë e Danush Ademit të Korruptuar duke e ndryshuar komplet strukturën e emrit kështu që dorëheqja ime ka ndodhur me datën 8 janar në ora 24h, në mesnatë ku unë nuk kam mundur të gjej gjuhen e mirëkuptimit me z.Ademin, i kam thënë ke qëndruar për 10-12 vite në pozitë të deputetit dhe kryetarit të kësaj partie ,ka ardhur koha jeni hargju nuk ke energji, nuk ke dije, nuk ke mundësi ta udhëheqësh këtë popull,nuk kam kërkuar unë të bëhem kryetar as nuk e kam atë pretendim është mirë me lshu pe “ ka thënë Rrahmani.

E tutje Rrahmani ka pranuar se po atë kohe është mbajtur një mbledhje me kuvend të partisë e cili sipas tij  nuk ka qenë funksional si dhe kanë paguar persona me shumë prej 10 euro që të jenë të pranishëm .

“Ai e ka organizuar një kuvend të partisë të cilin nuk ka qenë funksional dhe me njerëz të rrugës kanë paguar njerëz nga 10 euro për me shku në atë kuvend të partisë që me shumë gjasa as nuk kanë qenë në dijeni për arsyen e shkuarjes së tyre dhe nuk është lexuar asnjë lloj dokumentacioni apo shqyrtimi i statutit të partisë, ai vendosi të mbaj një mbledhje dreke ku edhe është shpallur kryetar”ka thënë Rrahmani në InfoZone prodhim i InfoPress-it.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400