Shefja e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut tregon se a do i futet politikës

21:00 / E premte, 28 Korrik 2017

 

 Në emisionin InfoZonë, prodhim i Gazetës InfoPress për RTK3, i udhëhequr nga Besir Zyberi dhe Nehat Shaqiri ishte e ftuar Shefja e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga komuniteti boshnjak, Adriana Hodxhiq,me të cilin u fol rreth komunitetit  boshnjak  në komunën e Mitrovicës por edhe në të gjithë Republikën e Kosovës .

 

Shefja e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga komuniteti boshnjak, Adriana Hodxhiq përpos që foli për problemet me të cilat është përballur zyra e saj dhe vet ajo personalisht ,poashtu tregoi se pse nuk është kyqur asnjëherë në ndonjë parti politike.

Ajo tha se asnjëherë nuk e ka menduar një veprim të tillë dhe se konsideron se politikanët tanë nuk veprojnë në mënyrën e duhur,shkruan InfoPress.

“Personaliteti im nuk e duron mënyrën se si veprojnë politikanët.Të jesh politikan i mirë duhet të jesh diplomat kurse unë nuk kam kohë për diplomaci,dhe jam e kënaqur me atë që po bëj tani”-u shpreh Hodxhiq.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400