Simitçi: Papunësia,problemi kryesor i komunitetit Turk në Kosovë

20:38 / E premte, 21 Korrik 2017

 

 

 

Në emisionin InfoZonë, prodhim i Gazetës InfoPress për RTK3, i udhëhequr nga Besir Zyberi dhe Nehat Shaqiri ishte i ftuar drejtor për buxhet dhe financa nga komuna e Prizrenit nga komuniteti turk Ertan Simitçi me të cilin u fol rreth komunitetit boshnjak në komunën e Prizrenit por edhe në të gjithë Republikën e Kosovës .

Simitçi ndër tjera foli edhe për problemet me të cilat përballen komuniteti turk në Republikën e Kosovës,dhe  për atë se sa po bëjnë institucionet në këtë drejtim.

Sipas tij sipas statistikave të regjitrimit të fundit të këtij komuniteti del se në Kosovë jetojnë rreth 19mijë turq.

Ai tha se problem kryesor për këtë komunitet është papunësia,dhe tregon se ka shumë raste të familjeve që jetojnë në kushte ekonomike shumë të vështira,dhe shumica prej tyre janë turq që jetojnë në komunën e Prizrenit,shkruan InfoPress.

Ai tha se Institucionet përkatëse duhet të Mirren më shumë me këto raste dhe tu sigurojnë kushtet e jetesës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400