Agjentët rusë bëjnë bilancin e territoreve të fituara në Ballkan

22:22 / E enjte, 16 Nëntor 2017

 

Analiza/gazeta 55

Qendrat e spiunazhit rus në Beograd, Sofje e Vjenë kanë kryer një bilanc të ofensivës së tyre në Ballkan. Puna e seksionit të Sofjes në Maqedoni e Shqipëri vlerësohet si frytdhënëse në korruptimin e medieve dhe trukimin e imazhit të Rusisë, ndërkohë që seksioni i Beogradit cilësohet si qershia mbi tortë, sa i përket suksesit të arritur në bllokimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian

Trendi i blerjes se mediave elektronike dhe atyre te shtypit te shkruar duket se perveçse eshte kthyer ne një trend është kthyer edhe ne nje “molle sherri” midis drejtuesve te Sherbimeve Sekrete Ruse. Nje takim urgjent është zhvilluar midis drejtuesve te qendrave te spiunazhit rus qe mbulojnë Ballkanin, përkatësisht atyre te Sofjes, Beogradit dhe Vjenes. Qellimi i takimit kesaj radhe nuk ishte analiza e punës se deritanishme te këtyre Qendrave te cilet grumbullojne dhe analizojnë informacionet e grumbulluara nëpërmjet Ambasadave te tyre ne vendet ku veprojne dhe operojnë. Përkatësisht Qendra e Sofjes mbulon Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Qendra e Beogradit mbulon Serbine, Kosovën dhe Malin e Zi. Ndersa qendra e Vjenes mbulon Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnje-Hercegovinën. Vitet e fundit Rusia ka ndjekur ne menyre te suksesshme kursin e depërtimit dhe shtimit te influences ne Ballkan nepermjet perdorimit te medias. Kjo metode per Mosken ka rezultuar shume efikase, kryesisht vitet e fundit, ku hapja e portaleve mediatike eshte shtuar ne nje numer te paparashikueshëm dhe informacioni qe percillet aty eshte teper i madh e i larmishem. Nëpërmjet ketyre medieve, Moska ka mundur te depertoje ne jeten politike, ekonomike dhe sociale te ketyre vendeve. Fillimisht ketyre mediave te shtypit te shkruar dhe atij elektronik u servireshin ne forme informacionesh te ndryshme disinformacione qe keto qendra inteligjence spiunazhi merrnin dhe percillnin per llogari te Moskes zyrtare dhe per qellime te perhapjes se propagandes ruse. Me pas drejtuesit e Sherbimeve Sekrete Ruse SVR dhe atij te Sherbimit Sekret Ushtarak GRU, duke pare se kjo forme po jepte rezultate menduan te avancojne duke u munduar qe te blinin media vendase ne zonat ku operojne keto qendra spiunazhi ose aty ku nuk do blinin do krijonin media te tilla nepermjet njerëzve te tyre te besuar. Politikës ekspansioniste te propagandes ruse i erdhi ne ndihme teknologjia pasi pati nje perhapje te madhe trendi i portaleve mediatike. Menjehere ky trend u ndoq nga shefat e ketyre qendrave te spiunazhit te cilet shfrytezuan rastin qe nepermjet njerezve te tyre te hapnin portale ne te gjithe Ballkanin ku pjese e programacionit dhe lajmeve te tyre ishin edhe lajme apo materiale nga Rusia. Finesa e tyre arriti deri aty sa ne vende te ndryshme media te ndryshme e benin perhapjen e influences ruse edhe duke pasqyruar lajme negative mbi Rusine, por qellimi ishte qe ne çdo menyre Rusia duhet te ishte prezente. Disa prej tyre i bene jehone te madhe perfshirjes se Rusise ne luften kunder Shtetit Islamik ISIS.

Por i gjithe ky sukses duket se i ka gjetur te papërgatitur vete keto qendra te kryeqyteteve te Ballkanit e konkretisht ne Sofje, Beograd dhe Vjenë. Ne takimin e zhvilluar me urgjence, ne qendër nuk ishte as festimi i suksesit te arritur ne fushen e blerjes se mediave ne Rajonin e Ballkanit dhe as menaxhimi i tyre, por konkurrenca dhe gara qe ka hyre vete brenda ketyre Qendrave se kush prej tyre ka blere dhe kontrollon me shume media. Gjate takimit, kritikat me te shumta dhe pjese e problematikes ka qene Qendra e Spiunazhit te Sofjes, e cila eshte akuzuar se kohet e fundit nuk ka treguar efikasitet dhe se numri i mediave ne kontrollin e saj eshte ulur ndjeshëm. Nga ana e tyre, drejtuesit e ketij stacioni jane justifikuar me faktin se ne Maqedoni dhe kryesisht ne Shqiperi, duke marre shkas nga ngjarjet e ndodhura ne Maqedoni, shërbimet Sekrete te ketyre vendeve te asistuara nga SHBA dhe NATO ua kane veshtiresuar punen. Ne pozita me te forta duket se eshte Qendra e Beogradit, e cila megjithe ngjarjet ne Malin e Zi duket se i duan ende nje numer te madh mediash nën komandën e saj. Qendra e Vjenes duket se dhe ajo gjithashtu eshte ne pozita te mira megjithese dhe vendet te cilat ajo mbulon duket se jane aktive nepermjet Shërbimeve te tyre te Inteligjences.

Nga ana tjeter perfaqesuesit e Sputnik te cilet ne mjafte raste jane edhe kamuflimi i punonjësve te ketyre Qendrave jane ankuar se nuk mund te bejne më detyren e ketyre Qendrave dhe se ata duhet te nderrojne strategji. (Gazeta 55.a)

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400