Ambasador O’Connell, ju e dini çfarë janë muret edhe nga përvoja e vendit tuaj!

12:52 / E enjte, 15 Dhjetor 2016

 

Koshi i Politikës / Alzan Berisha

«Muri është çështja e javës. E kuptoj qe është një çështje shume e ndjeshme. BE ka punuar me te dyja palët me vite të tera për të siguruar lirinë e lëvizjes. Nuk mendoj që ndërtimi i një muri ndihmon. Por gjithashtu mendoj se integrimi i Kosovës varet nga shume faktorë të tjerë se sa a është ndërtuar një mur apo jo».

Ky është ndër të tjera deklarimi i Ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell për murin e Mitrovicës, i cili ka vazhduar bashkëbisedimin me përcjellës të vet në Facebook duke u përgjigjur në interesimet e tyre.

Me gjithë konsideratën e madhe për Amabasdorin Ruari O’Connell dhe për respektin edhe më të madh e më të thellë për Britaninë e Madhe, nuk mundemi të mos i vërejmë disa kotradita e koncepte aspak të pranueshme të ambasadorit për intersat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Zoti ambasadaor Ruari O’Connell jeni shumë kontradiktor në lidhje me përcaktimin që bëni ju në kuadër të një fjalie. Sa thoni që BE ka punuar me vite me te dyja palët për liri të lëvizjes, sa thoni se muri nuk është aq më rëndësi në lirinë e lëvizjes.

Zoti ambasadaor Ruari O’Connell ju keni edhe përvojë dhe shije nga historia ku Perandoria Romake i ka lënë stërgjyshërit e juaj jashtë qytetërimit, duke i cilësuar ata si popuj barbarë. Ju e dini pse ka shërbyer ai mur dhe përse është bërë. Mos ndoshta dëshironi të thoni se më gjithë murin popujt barbarë të lënë jashtë kanë mbijetuar?!

Me gjithë konsideratën e madhe për ju, kombin dhe shtetin tuaj, deklarimet e tilla janë për keqardhje të madhe.

Sa i përket faktorëve tjerë që ndikojnë në integrimin e vendit në BE janë shumë të vërtetë. Ju si ambasadë dhe si shtet, dini shumë për ata faktorë dhe keni bërë shumë pak për të mos qenë të tillë. Ju keni hyrë në kombinim me të ligën në Kosovë në vend se ta luftonit atë e ta thoshit hapur dhe me adresim të saktë e pa seleksionime. Shpresojmë se në të ardhmen do të jeni më i sinqertë me adhuruesit e juaj në FB, rrjedhimisht me popullin e Kosovës.

Published by

Koshi i Politikës

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400