“Armiqtë e deridjeshëm” politik, sot në “shtrat” me njëri tjetrin!

11:04 / E enjte, 18 Maj 2017

 

“”Armiqtë e deridjeshëm” të cilët për ndonjë arsye ishin gati për ta djegur Kosovën dhe për të përplasur qytetarët me shtetin, tash kanë shpallur dashuri të reja, dhe kjo  natyrisht, nëse i zbutë armiqësitë dhe i ulë tensionet në shoqëri , nuk është keq”.

Gazeta InfoPress / Nehat Shaqiri

Analisti politik, Fadil Lepaja thotë se, zhvillimet e fundit kanë bërë qytetarët të kuptojnë se partitë politike në Kosovë janë kukulla, dhe se nuk kanë kurrfarë parimesh, por vetëm interesa të ngushta të elitave të tyre, dhe se secila parti, pa kurrfarë problemi, me një vendim të liderit të saj, mund të “bjer në shtrat” me secilën.

“”Armiqtë e deridjeshëm” të cilët për ndonjë arsye ishin gati për ta djegur Kosovën dhe për të përplasur qytetarët me shtetin, tash kanë shpallur dashuri të reja, dhe kjo  natyrisht, nëse i zbutë armiqësitë dhe i ulë tensionet në shoqëri , nuk është keq”, thotë Lepaja për Gazetën InfoPress.

Image result for fadil lepaja

Kështu, sipas Lepajës, për nevoja të së ardhmes së tyre, u bë mirë që arritën të tejkalojnë konfliktet e luftës dhe pasluftës, të cilat kishin qenë shumë të egra dhe kishin prodhuar shumë urrejtje dhe probleme.

“Tash, nëse i fitojnë zgjedhjet do të marrin përgjegjësinë me i zgjidhë problemet, për të cilat janë grindë dhe konfrontua mes vete. Ndërkohë, ana tjetër, po negociojnë për listë të përbashkët, në fakt për tu futur në listë dy partner të cilët janë sharë goxha shumë derisa njëri ishte në koalicion qeverisës”, potencon ai.

Lepaja tutje shton se, elektorati, vështirë se do të mobilizohet as kësaj radhe, dhe kjo u shkon përshtati atyre të cilët kanë krijuar marrëdhënie klienteliste me elektoratin e tyre

“Sido që të jetë, në skenën politike është futur më shumë qartësi dhe se është kuptuar që tashmë s’ka të bëjë shumë me parime por më tepër me interesa të grupeve, me rreshtime për apo kundër proceseve integruese dhe (de)kriminalizimit”, përfundon analisti politik, Fadil Lepaja.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400