Berisha-Gazidede u takuan me Arkanin te lokali i Myftar Çelës-“Pularia” Shkodër, si u zhdukën një nga një pjesëmarrësit dhe ata që kishin dijeni

14:14 / E hëne, 27 Nëntor 2017

 

Rruga e Sali Berishës në politikë dhe qëndrimi i tij kaq shumë në krye të politikës ka qënë e mbushur me viktima dhe gjak. Por ajo që ka dominuar skenarin e zhdukjeve politike të njerëzve të njohur ka qënë fakti i dijenisë që kanë patur viktimat për lidhjet e Sali Berishës me shërbimin sekret të UDB jugosllave.

Janë zhdukur Hajdari, lideri i dhjetorit, janë zhdukur Ali Spahia, Pjetër Arbnori, Ferid Hoti dhe shumë e shumë të tjerë që kanë pasur dijeni apo kanë qënë pjesëmarrës në takimet e Berishës me personalitet të UDB dhe Milosheviçin.

Këtu nuk përjashtojmë dhe vetë kreun e SHIK-ut Bashkim Gazidede por dhe biznesmenin dhe veprimtarin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha që u zhduk nga SHIK i Berishës dhe ende nuk i janë gjetur as eshtrat, aq thellë e kanë futur në vorbullën e harresës. Më konkretisht në fillimin e viteve ’90 Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede kanë realizuar takimin e parë me Zhnelko Raznatoviç-Arkan në Shkodër. Themi takimin e parë, pasi të dytin e kanë zhvilluar në Tetovë.

Ka qënë një ndër themeluesit e UÇK, dhe konkretisht Qerim Kelmendi ai që ka rrëfyer për këtë takim. Kelmendi ka nënvizuar se “nga rrugë operative të sigurta jemi informuar se Sali Berisha, mendojmë se ka qënë dhe kreu i SHIK Bashkim Gazidede, janë takuar me Zhelko Raznatoviç-Arkan dhe një oficer të UDB të quajtur Ratko Djokiç(Gjokiç). Takimi është zhvilluar në kohën kur kishte nisur organizimi i qëndresës së armatosur në terren në Kosovë kundër serbëve. Ky takim është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë “ish pularisë” së Shkodrës. Lokali ka qënë në pronësi të Myftar Çelës, i cili asokohe ishte dhe president i klubit të furbollit “Vllaznia”. Pra jep një informacion të detajuar se ku është mbajtur ky takim. Por ajo që vihet re qartë është se të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim përpos Berishës janë eliminuar.

Bashkim Gazidede u nda nga jeta pasi u kthye nga ekzili në Turqi dhe u bë nëndrejtor i Hipotekave. Pati një vdekje të ngadaltë dhe thuhet se u helmua. Dinte shumë Gazidede, madje dhe për dosjet e zhdukura të UDB që ishin në arkivën e SHIK dhe ku Berisha e kishte emrin në çdo fletë. Por ajo që e bën më intriguese këtë çështje është se disa vite më vonë është eliminuar dhe Myftar Çela. Për problemet e veta ose jo, akuza është se ai është eliminuar sepse dinte shumë për takimin Berisha me Arkan tek lokali i tij te ish pularia në Shkodër. Dhe jo rastësisht Presidenti i Klubit të Futbollit te futbollit Vllaznia, Myftar Çela ekzekutohet në Tuz të Malit të Zi në vitin 2003.

Burime të policisë së Shkodrës tepër të rezervuara për këtë ngjarje kanë thënë atëherë për mediat se Myftar Çela baba i tre fëmijëve është ekzektuar jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Sipas të njëjtave burime autor i këtij krimi dyshohet të jetë shqiptaro- malazezi Bajram Çulmulaj me të cilin viktima mësohet të ketë qenë shumë mik. Myftar Çela, mësohet të ketë punuar vite më parë me të dyshuarin, si autor i vrasjes së tij, në kohën kur merreshin me aktivitetin e karburanteve gjatë luftës së Bosnje-Hercegovinës, në kohën kur ndaj ish-Jugosllavisë ishte vendosur embargo nga OKB-ja. Pra gjithçka është e lidhur, dhe jo pa qëllim dhe takimi u bë në lokalin e Myftar Çelës mes Berishës dhe Arkanit. Më vonë plasi dhe kontrabanda e naftës me ish Jugosllavinë dhe Çela sipas informacioneve, meqënëse dinte shumë u lejua dhe ai të përfshihej. Por që më vonë përbënte rrezik dhe u eliminua. Berisha e ka bërë një gjë të tillë, sa herë është rrezikuar. Madje dhe Kosta Trebicka i aferës së municioneve dhe Gërdecit doli për “gjah” dhe nuk u kthye më pa snjë aksidenti automobilistik në fushë të zotit në Korçë, ku vdiq ka derdhur një pikë gjak. Ashtu si ish ministri demokrat Sokol Olldashi. Rrugë politike e shkruar me gjak kjo e Berishës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400