Beteja e Kosovës për arsim

20:19 / E diell, 11 Dhjetor 2016

 

Koshi i Politikës / Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Keto dite kam lexuar shume shkrime ne mediat e shkruara dhe elektronike te Kosoves per gjendjen e arsimit. Madje pati zera qe kerkuan qe qeveria e Kosoves te zhvendose prioritetet e saj, me qellim qe te vendose arsimin ne krye te tyre.

Pra, shumica e shkrimeve kane qene kritike. Madje e kane adresuar kritiken ne kohen aktuale dhe ne qeverisjen e sotme te Kosoves. Kurrgja te keqe nuk ka nga qasjet kritike.

Shteti i pavarur i Kosoves, zhvillimet politike, ekonomike e sociale, njohja nderkombetare si dhe sfidat e modernizimit dhe integrimit te Kosoves kerkojne nje nivel gjithnje e me te larte te arsimit te popullsise. Por, analiza e gjendjes se arsimit ne Kosove kerkon nje veshtrim me te thelle diakronik. Mendoj se qasja kritike e koheve te fundit eshte e ceket dhe e fragmentuar.

 

  1. Veshtrim historik

Beteja e Kosoves dhe popullit te saj per arsim shqip eshte nje faqe po aq e pergjakur sa edhe beteja per lirine dhe pavaresine e saj. Mund te thuhet pa kurrefare ngurrimi se arsimi dhe liria e pavaresia e Kosoves jane tejet te lidhura ndermjet tyre.

Cdo hap perpara i Kosoves drejt arsimit ka ndricuar rrugen e saj drejt lirise dhe pavaresise. Sikunder cdo perpjekje drejt lirise dhe pavaresise se Kosoves i ka sherbyer perparimit te metejshen te arsimit te popullit te saj. Liria dhe arsimi jane dy shina te pergjakura mbi te cilat ka hapur rrugen e historise Kosova dhe populli i saj.

Ne historine e Mbreterise Serbe te Karaxhorxheve dhe Obrenoviceve si dhe ne Mbreterine Serbo-Kroato-Sllovene, popullsia me nivelin me te prapambetur arsimore ishte popullsia shqiptare. E dale nga mugetira obskurantiste Osmane qe ndaloi arsimin shqip, popullsia shqiptare u perball mbas 1913 me pushtetin Serb, qe u tregua po aq brutal kunder arsimit shqip.

Vetem ne periudhen midis dy luftrave, si rezultat i kerkeses ne rritje te popullsise shqiptare nen Mbreterine Treshe dhe gadishmerise heroike te arsimtareve te ardhur nga trevat e Shtetit Shqiptar filloi te ngrihet arsimi fillor ne popullsine shqiptare ne Kosove dhe trevat e tjera shqip-folese ne Jugosllavi.

Mbi kete shtrat arsimor fillor nisen te hapeshin edhe shkollat e para te mesme. Gjithashtu Shteti Shqiptare mbeshteti me bursa edhe shkollimin e nxenesve nga Kosova e treva te tjera te Jugosllavise ne gjimnazet e famshme te Elbasanit dhe te Shkodres. Ne kete periudhe arsimtaret nga Shqiperia punuan si Rilindasit e pavaresise. Mjaft prej tyre u vrane, u helmatosen dhe u zhduken pa name e nishan. Por fara e diturise mbiu.

 

2.Hapja e Universitetit te Prishtines

Ne vitet ’70-te levizja politike dhe qytetare ne Kosove njohu nje gjalleri

te madhe. Ishte momenti kur Josip Broz Tito, Presidenti i Jugosllavise se pas Luftes se Dyte Boterore ndeshkoi grupet e individet me prirje nacionaliste ne Serbi, Kroaci, Bosnie&Hercegovine. Kete fushate Tito e ndermorri per te ruajtur sistemin politik komunist-federativ si dhe ekuilibret delikate midis klaneve Serbo-Malazeze dhe Kroato-Sllovene.

Ne kete mjedis frymemarrje mbare Jugosllave edhe populli i Kosoves rriti kerkesat e veta per me shume te drejta. Nder keto te drejta bente pjese edhe kerkesa per hapjen e Universitetit te Prishtines.

Keshtu, kur erdhi ne fuqi Kushtetuta e Federates Socialiste Jugosllave ne vitin 1974, Kosova avancoi statusin e saj kushtetues nga province Serbe ne Krahine Autonome me elemente konstituiv dhe perfaqesues direkt ne organet federale te Jugosllavise.

Pikerisht ne vitin 1974 u lejua hapja e Universitetit te Prishtines. Sfida themelore e Universitetit ishte mungesa e kapaciteteve akademike. Edhe ne kete sfide, Kosoves iu gjenden prane kapacitetet akademike me te mira nga Shqiperia. Universiteti i Tiranes dhe Akademia e Shkencave te Shqiperise u vune teresisht ne mbeshtetje te Universitetit te Prishtines. Universiteti nisi te nxirrte kuadrot e pare qe do udhehiqnin arsimin dhe shkencat e Kosoves.

Hapja dhe perparimi i Universitetit

te Prishtines shqetesoi shume nacionalistet Serbe ne Beograd dhe rriti pakenaqesite e tyre kunder Titos. Tregues i kesaj pakenaqesie ishte shprehja qe qarkullonte ne qarqet e larta Serbe. Ato i thonin Titos se… “shqiptareve i hoqe pushket, por me hapjen e universitetit i dhe topat”….

 

  1. Levizja e ’81-shit dhe Universiteti

Vdekja e Josip Broz Titos ne vitin 1980 do pasohej rritjen e levizjeve politike dhe etnike ne mbare vendin. Prirja ishte rritja e nacionalizmave dhe dobesimi i federalisteve.

Ne kete perballje Kosova inicoi levizjen e saj per Republiken e Kosoves. Kjo levizje nisi pikerisht tek qarqet studentore dhe akademike te Universitetit te Prishtines.

Beogradi, i cili mbas vdekjes se Titos i kishte duart e lira drejt Kosoves reagoi me mjete dhune e represioni te gjithanshem. Studentet e profesoret me patriot u arrestuan, u vrane e u perjashtuan nga universiteti. Nje pjese e madhe u detyruan te largoheshin nga Kosova.

Viti 1981 shenon date te erret per Universitetin e Prishtines. U rrit kontrolli, censura dhe spiunazhi brenda universitetit. Filluan politikat diferencuese per “pastrimet” e kuadrove dhe studenteve me te mire. Gradualisht Universiteti i Prishtines e humbi shkelqimin e tij iluminist, humanist dhe patriotik. Serbia e vuri ate nen kontrollin e saj politik.

 

4.Viti ’89 ose renia e Univesitetit

Ardhja ne krye te Serbise e Slobodan Milloshevicit e ngriti ate shume shpejt ne krye te gjithe Jugosllavise. Demarshi i pare i diktatorit Serb, Milloshevic ishte abrogimi i Kushtetutes se vitit 1974. Goditja binte kryesisht mbi Kosoven.

Kosova humbi statusin konstituiv federal duke u kthyer mbrapa ne kohen e erret te Aleksander Rankovicit, ish ministrit te brendshem Serb, qe u denua nga

Tito perpara viteve ’70-te.

Me humbjen e statusit konstituiv federativ si krahine autonome, Universiteti i Prishtines u paralizua teresisht. Gradualisht i gjithe arsimi ne gjuhen shqipe ne mbare Kosoven u pezullua.

Me qellim te ruajtjes se tradites dhe vazhdimesise arsimore ne vend, mbas vitit 1990 mbare populli i Kosoves, partite politike shqiptare, lideret shqiptare si dhe intelektualet me te shquar e patriot nisen organizimin dhe financimin e sistemit arsimor shqiptar paralel. Ishte nje periudhe mbijetese. Sfida e cilesise ishte e jashtezakonshme.

Ne kete periudhe u martirizuan personalitete akademike te shquara re Universitetit te Prishtines. Akademike si Fehmi Agani dhe Ukshin Hoti derdhen gjakun e tyre nder te tjera per te ringritur serish themelet e Universitetit te Prishtines.

 

5.1999-Clirimi, rinisja e Universitetit

Clirimi i Kosoves ne 1999 i hapi rrugen rinisjes se Universitetit te Prishtines. Ishte nje rinisje e veshtire, kryesisht per dy arsye: se pari, ishte demtuar dhe cunguar se tepermi stafi akademik dhe, se dyti, ishte reduktuar se tepermi niveli cilesor i nxenesve ne sistemin para-universitar nga kushtet e renda te zhvillimit te tij nen tepresionin Serb.

Por mjedisi i lirise dhe demokracise do kompensonte mjaft mungesa dhe mangesi objektive te kohes. Serish, nga Shqiperia vershuan mjaft akademike te te gjitha fushave. U krijua mjedisi u nevojshem qe krahas Universtitetit te Prishtines te hapeshin edhe universitetet dhe shkollat e para jo publike. U hapen edhe universitete te huaja.

Mbas vitit 2008 te shpalljes se pavaresise filloi ne mase te gjere diversifikimi dhe konkurrenca ndermjet sistemit arsimor publik dhe jo publik, shqiptare dhe te huaj. I gjithe sistemi iu reformave te thella modernizuese dhe evropianizuese. Eshte permiresuar ligji, autonomia akademike, niveli i licensimit dhe akreditimit, infrastruktura dhe teknologjia.

Keto jane hapa te konsiderueshem brenda nje kohe shune te shkurter. Por treguesit ne arsim levizin ngadale si ne efektet negative ashtu edhe ne ato pozitive. Pra, sikunder pasojat e politikes serbe nga viti 1981 deri 1999 shkaterruan sistemin arsimore me pasoja negative shume afatgjate. Po ashtu mund te themi se sistemi i ri i ngritur ne Kosove pas vitit 2008 do te doje nje periudhe relativisht te gjate per te dhene efektet e tij cilesore ne nivelin arsimor te popullit te Kosoves.

Shkencerisht eshte e provuar se pergjithesisht efektet arsimore, ne kushte normale zhvillimi, japin efektet e veta perafersisht mbas dy dekadave. Arsimi, me shume se cdo fushe tjeter eshte sfide qe ecen me gjenerata.

Bazuar ne keto kritere shkencore, psikologjike, pedagogjike dhe sociologjike kemi arsye te shpresojne se arsimi ne Kosove do te jape ne nje kohe te afert rezultatet cilesore ne dobi te Kosoves dhe popullit te saj.

Natyrisht ka vend per qasje kritike per sistemin arsimor ne Kosove, por nuk ka kurresesi vend qe te humbasim shpresen dhe besimin se arsimi ne Kosove do filloje te jape pritshmerite e nevojshme ne nje periudhe te afert. Baza e kesaj shprese e besimi jane stafet akademike te shquara te Kosoves dhe rinia e saj e zgjuar, e ditur dhe moderne.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400