Bomba e mediave austriake: Vetëm Kosova dhe Shqipëria janë pro-perëndimore, kurse Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja…

14:42 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Tentimi për Grusht shteti në Malin e Zi nuk është sqaruar, por në pyetje janë pasqyrimi i interesave të mëdha gjeopolitike, shkruan Der Standard.

Mali i Zi është i gatshëm të integrohet në NATO dhe po bën përpjekjet e fundit. Vendimi kundërshtohet nga Moska, sipas së cilës është një signal se po zbehet ndikimi rus në Ballkan.

Në krah të Kremlinit është opozita filo-ruse malazeze.

“Çështja eskaloi në 16 tetor, ditën e zgjedhjeve në Malin e Zi ku u arrestuan një grup personash, ku siç pretendoi Prokuroria dhe partia në pushtet DPS se bëhet fjalë për një tentavië Grusht shteti, ku edhe Rusia duhet të ketë pasur gisht”.

NATO ka intereas që ta bllokojë Rusinë nga Deti Adriatik e Jon dhe pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë, i vetmi vend që mbetet është Mali i Zi me 250 kilometra vijë bregdetare.

Kjo shqetëson rusët, që e quajti një hap të gabuar dhe që “mund të destabilizojë rajonin.” Grushti i shtetit në Malin e Zi si ngjarjet e Kumanovës në Maqedoni.

Ngjashëm foli edhe lideri serb, Aleksandër Vucic që është i balancuar mes Perëndimit e Rusisë.

“Jo stabiliteti gjeopolitik për shkak të Evropës së dobësuar, paqartësisë së politikave të SHBA në Gjirin Persik, aspiratat e Turqisë dhe lojërat gjeopolitike të Rusisë kanë sjellur përleshje të ashpër për Ballkanin, siç mund të vërehen gjurmët në Maqedoni dhe Bosnjë. Vetëm Shqipëria dhe Kosova janë strikt pro-perëndimorë, ndërsa karakteri jo-transparent i ngjarjeve të fundit në Malin e Zi janë të ngjashme si me ngjarjet e Kumanovës vitin e kaluar,” e përmbyll analiza e Der Standard.

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400