CIA nxjerr të “palarat” e Ballkanit: Si do të formohet “Shqypnia e Madhe”

11:45 / E premte, 08 Dhjetor 2017

 

Edhe pse në ditët e sotme Ballkani mund të mos jetë fokusi me i rëndësishëm i Agjensicë Amerikane të Inteligjencës, në vitet 70-80’, rajoni ynë ishte dikur një zonë e minuar jo vetëm për CIA-n por edhe për mbarë botën.

CIA ka analizuar me kujdes politikën shqiptare për pavarësinë e Kosovës, metodat brutale të Aleksandar Rankoviqit dhe qëllim të përhershëm për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Raportit të titulluar “Jugosllavia: Problemi i Kosovës”, ju vu “vula” në vitin prill të 1979, shkruan gazeta serbe “Kurir”, në një shkrim ku mbizotërojnë notat nacionaliste

Në një analizë për çështjen e Kosovës” , e cila iu dorëzua asaj kohe Departamentit amerikan të Shtetit, agjencia ka hetuar që në gjenezë problemin shqiptaro-serb dhe kishte parashikuar të ardhmen e Kosovës në Jugosllavinë pas Titos.

Në këtë dokument, CIA aryeton se:

Edhe pse rivaliteti serbo-kroat prin në Jugosllavi, në prapavijë po zhvillohet rivaliteti serbo-shqiptar, i cili do të ketë ndikim po aq të rëndësishëm se si do t’ia dalë Beogradi në krye me problemin e pakicave nacionale”.

CIA është gjithashtu e bindur se pavarësisht përpjekjeve serbe në atë kohë që të bllokonin ndihmën ekonomike, dhe të ulnin shkallës së autonomisë, nacionalizmi shqiptar po forcohej gjithnjë e më shumë.

Agjensia amerikane thekson gjithashtu edhe rolin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, duke theksuar se:

Regjimi i Enver Hoxhës në Shqipërinë fqinje, e konsideron Kosovën si një entitet nën kontroll të përkohshëm të Jugosllavisë… Edhe pse nuk ka dëshmi për aktivitete të jashtme në Kosovë, gjendja tashmë është përgatitur për ndërhyrje të jashtme”.

CIA analizonte se rryma e fuqishme e nacionalizmit shqiptar është do t’ia kalonte qeverisjes serbe, dhe se krijimi i Shqipërisë së Madhe do të shtojë jashtë mase problemet në Ballkan.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400