Daçiq: SHBA e ka ndryshuar qëndrimin, mbështet dialogun për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

14:23 / E diell, 12 Gusht 2018

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq insiston se Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin lidhur me çështjen e Kosovës, duke thënë se Amerika tash lë të hapur mundësinë të vazhdojë dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për Kosovën.

“Kur them ndryshim, deri më tani qëndrimi [i SHBA] ishte se tashmë çdo gjë është e kryer. Por tani kjo ka ndryshuar me ardhjen e administratës së re. Nuk propozojnë zgjidhje, por lënë të hapur mundësinë që në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët dhe kjo fundja është e mjaftueshme që të hapen dyert për dialog”, ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd, pas takimit me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Siç raporton “Beta”, Daçiq përsëriti se Serbia nuk mund të njohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, prandaj gjetja e një zgjidhje kompromisi do të jetë tema e të gjitha takimeve në të ardhmen, përcjell Telegrafi.

Daçiq tha gjithashtu se për të gjitha këto, ai dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq biseduan me zyrtarët rusë.

“Asgjë nuk bëjmë prapa shpinës së partnerit tonë kryesor strategjik dhe vendit që na jep mbështetjen”, tha ministri i jashtëm.

Mirëpo, ai tha se është shumë herët për të folur nëse ata [Rusia] mbështesin zgjidhjen, sepse ende është larg mundësia për arritjen e një marrëveshjeje.

Daçiq theksoi se risi është se shumë vende në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara e kuptuan se çështja e Kosovës megjithatë nuk ishte zgjidhur.

“Lufta jonë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial vazhdon dhe do të vazhdojmë të bisedojmë me shtete për të tërhequr njohjen e Kosovës. Ne jemi kundër ulëses për Kosovën në OKB-së derisa në zgjidhjen e statusit. Nëse nuk ka dialog nuk do të pranojmë aktin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës”, tha Daçiq.

Ai përsëriti se për bashkimin e komunave veriore të Kosovës me Serbinë flitet tash e dhjetë vjet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400