‘Dailymail’ zbulon planin sekret: Në Ballkan do të ketë ndryshime kufijsh, ja çfarë do të ndodhë me shqiptarët

12:50 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Gazeta Britanike “Dailymail”(English Website), ka botuar një artikull studimor që reket të bëj me dije se çfarë do të ndryshojë në Ballkan në vitet që do vinë. Studimi i sjellë në shqip nga “Montor.mk” shpjegon se pwr realizimin e tij janë marrë si referencë, faktorët ekonomikë, politikë, fetarë e sociale.

Përveç të tjerave, studimi thotë se kufijtë e shteteve të Ballkanit në vitin 2020 do të jenë të ndryshuar. Aty përmendet edhe projekti i Bashkimit Europian lidhur me këtë temë, sipas të cilit vendet e Ballkanit pasi të provojnë të bashkohen në një zonë të përbashkët ekonomike, që nuk do të rezultojë e sukseshme. Sipas britanikëve,shumë vende në Ballkan (edhe Greqia), do të përfshihen nga kriza të medha ekonomiko-politike.

Udhëheqësit e këtyre vendeve do të jenë të paaftë të menaxhojne situatat, shumë prej kastave që sundojnë në Ballkan do të kene probleme, sepse popullsia e gjerë do të kuptojë se situata ku ata ndodhen është për faj të tyre.

Kastave të mëdha sunduese do tju dalë informacioni se ata posedojnë pasuri marramendëse në kompnaitë “offshore” në vende të ndryshme të botës.

Informacioni do të jepet nga grupe të ndryshme hakerimi, dhe agjensi inteligjente, të cilat do kenë interes për Ballkanin, për projektet që do vihen në zbatim pas 2020 në Ballkan.

Në këtë studim të “Dailymail” përmendet edhe hapsira shqiptare. Ja ç’flitet për shqiptarët: Shqiptaret të mbështetur nga SH.B.A, dhe Gjermania do të çojnë para drejtësisë shumicën e figurave politike si në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni.

Sipas “Dailymail” edhe shqiptarët do të përfshihen në konflikt të armatosur, si shumë popuj të vëndeve të Ballkanit.Si zona më e nxehtë, ku mundësitë janë të mëdha për konflikt përmendet Maqedonia perëndimore e banuar nga shqiptarë.

Aty përmendet Festim Lato si i vetmi person i besueshëm i Amerikës që i mbeshtetur nga Izraeli dhe SH.B.A., do të drejtojë operacionet për organizimin e përgjithshëm të popullsisë të kësaj treve kundër sllavëve. Projekti që do zbatohet ka kohë që i është dorëzuar Festim Latos.

Ai kërkon të krijojë një shtet në Ballkan, që përfshin territore të Greqisë, Shqipërisë, dhe Maqedonisë. Po të vemë re me kujdes ky projekt ka filluar të vihet në lëvizje.

Në qytetin e Strugës janë dërguar ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Çamçrisë, të cilët po organizohen nga ish Komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe agjente të shërbimit sekret izraelit “Mossad”, citon “Dailymail” duke vijuar: Në territorin e Kosovës mendohet se numri i personave që po trajnohen nga amerikanët në Bonstill për Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë kap numrin e 2200 personave.

Gjithashtu është miratuar edhe Kushtetuta e re Çamërise e cila do ketë fuqi mbi ketë territor. “Dailymail” thotë se Shteti i pretenduar nga Festim Lato i cili eshte Presidenti dhe Kryeministri i shtetit te Camerise te shpallur me 30 Tetor 2016, ne projekt ka shtrirje prej Liqenit te Ohrit ne lindje, deri ne detin Adriatik ne perendim, ne veri prej lumit Shkumbin deri ne gjirin e Artes ne Jug.

Ndersa pjesa tjeter e territorit prej lumit Shkumbin ne jug, deri ne sanxhak ne veri, dhe prej detit Adriatik nw Perwndim, deri nw Luginwn e Preshevws nw lidhje do tw bashkohen.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400