Deklarata bombë e Milaim Zekës: Akademikët e Kosovës gjithmonë kanë punuar për Serbinë

14:24 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Ish gazetari Milaim Zeka, tash deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, për Gazetën InfoPress ka akuzuar rëndë Akademinë e Shkencave të Kosovës.

Zeka thotë se, akademikët tanë lidhje s’kanë për të diskutuar për kufijtë e Kosovës, pasi tërë jetën ia kanë kushtuar punëve të Beogradit.

Zeka shton se, nëse këta do të ishin akademikë do të ishin dalë në ballë të demonstratave.

“E keni parë se me çfarë cirkusi  i kanë thirrë akademikët për të diskutuar për kufi, po çka dinë akademiku për të diskutuar për kufij. Akademia e Shkencave që tërë jetën e vet është marrë me punët e Beogradit, sepse po të ishin këta akademik të vërtet, ishin dal në ballë të demonstratave, e tash i paska ardhur akademikëve me zgjedh çështjen me demarkacionin”, është shprehur Milaim Zeka. N.Sh. Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400