E dhimbshme: LDK-ja “qanë” për vrasjet e pasluftës, të cilat asnjëherë nuk i zbuloj!

14:10 / E mërkure, 04 Janar 2017

 

Vrasje të shumta përcollën vendin në vitet e para të pas luftës. Intelektualë e atdhetarë të shumtë u vranë për motive politike, ndërsa vrasjet e tyre nuk janë zbardhur ende.

Koshi i Politikës / Nehat Shaqiri

Me 4 janar u mbushën plotë 14 vite ku në një prit të organizuar në hyrje të Pejës kriminelët vranë në tradhti kolonel Tahir Zemajn, birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn.

Ata që nuk patën guximin të vrasin haptas kolonel Zemajn, e vranë pas shpinës për t’ia prerë rrugën në pasditen e 4 janarit të vitit 2003.

Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të “Kombinatit të Drurit” në Pejë, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt fabrikës së Birrës, po në këtë qytet.

Me gjithë vitet që kanë kaluar, për vrasjen e kolonel Zemajt dhe dy familjarëve të tij ende nuk është dënuar askush.

Kosova që nga paslufta është përballur me gjakderdhje vëlla-vrasje, gjakderdhje kjo e cila nuk ka të ndalur.

Vrasje të shumta përcollën vendin në vitet e para të pas luftës. Intelektualë e atdhetarë të shumtë u vranë për motive politike, ndërsa vrasjet e tyre nuk janë zbardhur ende.

Image result for tahir zemaj

Naim Miftari ish pjesëtar i SHIK-ut dhe UÇK-së, ka thënë se vrasja e Tahir Zemajt është vrasje politike dhe se LDK-ja nuk është duke punuar për zbardhjen e këtyre vrasjeve.

“Po, kjo vrasje është e ndërlidhur me vrasjet politike, pasi në atë kohë Tahir Zemaj ishte këshilltari kryesor i sigurisë pranë kryetarit Rugova. Kjo vrasje është vrasje politike. Po sipas mendimit tim kjo vrasje e shumë vrasje tjera nuk dot zbulohen kurrë pasi me këto vrasje bëhet vetëm për marketing politik sidomos nga LDK-ja e sotme e cila faktikisht e ka pushtetin në dorë dhe pse nuk punon të zbardhen këto raste nuk do koment ndoshta pret që kur të del në opozitë të ja zbuloj dikush tjetër rastet e vrasjeve politike ku shumica e viktimave ishin njerëz të afërt të Ibrahim Rugovës dhe njëherë për njëherë nuk ka vullnet politik të hapen këto çështje pasi nuk do i dihej fundi dhe do munden të sjellin vrasje tjera”, ka thënë Miftari.

Sipas tij, urdhëruesit e këtyre vrasjeve veç kanë eliminuar shumicën e dëshmitarëve, ndërsa ka shtuar se edhe vjedhjet e dhomave të dëshmive kanë ndikuar në këtë drejtim.

“Fatkeqësisht sot jetojmë në një vend ku ligji ekziston vetëm për qytetarët e thjesht dhe kriminelët ordiner, por kur vinë në pyetje vrasjet dhe linçimet politike apo vrasja dhe frikësimi apo blerja e dëshmitarëve atëherë për këto gjera ligji por as qeveria paraqiten të shurdhër dhe të verbër pasi për këto sisteme para politike nuk ekziston ligji as shteti ligjor pra për momentin janë të pa prekshëm dhe çdo dit që kalon do të jenë edhe më të pa prekshëm pasi në fund nuk do të ketë kush i ngjallë apo i guximshëm që dit të dëshmoj në këto raste të ndjeshme politike”, ka potencuar Miftari.

Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.

Derisa nga Prokuroria kanë thënë se nuk i komentojnë rastet që janë në hetim, ende nuk duhet se në çfarë faze janë hetimet.

Qeveria e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk është kujdesur që të nxjerr Projektligj për përkujdesjen institucionale ndaj familjeve të veprimtarëve dhe luftëtarëve të shquar të Lëvizjes së Kosovës për liri dhe pavarësi, si të: Xhemail Mustafes, Shaban Manajt, Enver Malokut, Ismet Rracit, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytyqit, Komandant Drinit, kolonel Tahir Zemajt, Shefki Popovs, Haki Ymerit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Isuf Haklajt, Sabahate Tolajt, Kosovë e Albert Zeqirajt etj.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400