EKSKLUZIVE: Grupet mafioze serbe kanë “gisht” në vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

14:35 / E martë, 16 Janar 2018

 

Pas qarkullimit të grupeve kriminale serbe në veri, Departamenti Amerikan i Shteti (DASH) kishte paralajmëruar sulme terroriste në veri. Sulmi i parë është kryer sot duke lënë të vdekur “bosin” dhe politikanin serb në veri Oliver Ivanoviq.

Gazeta InfoPress – Nehat Shaqiri

Ka një muaj që persona të armatosur serb qarkullojnë në veri të Mitrovicës.

Burime të Gazetës InfoPress, nga veriu i Kosovës, përkatësisht Mitrovicës, thonë se, këta persona të armatosur kanë pasur për qëllim t’a destabilizojnë Kosovën, dhe këtë ia arritën pas vrasjes së sotme.

Sipas burimeve, Oliver Ivanoviqin e kanë vrarë personat të cilët muaj të tërë kanë qarkulluar të armatosur në veri të Kosovës, konkretisht në Mitrovicën veriore.

Oliver Ivanoviqi, ishte “bosi” serb në veri, dhe me këtë vrasje të ndodhur sot, sipas burimit të InfoPressit, do të fillojë një epokë e re mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tyre, Ivanoviqi ishte gjithçka në veri duke mbizotëruar atë pjesë, dhe kjo ka qenë arsyeja e vetme pse është vrarë, pasi ua ka liruar rrugën grupeve tjera kriminale serbe të qarkullojnë lirshëm në veri.

Ivanoviqi, sipas burimeve tona, ka pas përkrahjen edhe nga Prishtina, madje shumë biznese dhe shumë kontrabanda janë bërë në bashkëpunim me shqiptarët e Kosovës, duke mos anashkaluar as politikanët të cilët pasurinë e madhe e kanë fituar falë kontrabandës të bërë në veri.

Shumë përkrahës të Ivanoviqit kanë aluduar se vrasja është bërë nga shqiptarët, por e vërteta është ndryshe, Oliver Ivanoviqi është vrarë nga grupet mafioze serbë të cilat do të përfitojnë më pas.

Kontrabanda më e madhe në Kosovë bëhet pikërisht në veri, dhe kjo ishte një ndër arsyet kryesore të vrasjes së politikanit serb.

Oliver Ivanoviq, është qëlluar në mëngjesin e sotëm me 4 plumba pas shpinës, pa zhurmë, që flet qartë se sulmi ishte mjaft mirë i përgatitur dhe orkestruar nga mafiozët serb të veriut.

Lideri i Iniciativës qytetarë “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

E për përshkallëzimin e situatës në veri, kishte paralajmëruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400