Ekskluzive: Lavdrim Muhaxheri gjendet në Kosovë, institucionet heshtin! Në dijeni AKI-ja, KFOR-i, FSK-ja dhe Policia

12:00 / E enjte, 29 Dhjetor 2016

 

Ekstremistët shqiptar, e në veçanti ata nga Kosova, si Lavdrim Muhaxheri e shumë të tjerë, që tashmë janë pjesë e grupit paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri dhe Irak, kanë tmerruar opinionin e gjerë publik më veprimet e tyre barbare.

Koshi i Politikës / Nehat Shaqiri

I ashtuquajturi lider i shqiptarëve të organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri, gjendet në Kosovë.

Sipas burimeve të Gazetës InfoPress, Muhaxheri ka disa ditë që gjendet në Kosovë. Madje për këtë, e dinë të gjithë këtu.

Se Lavdrim Muhaxheri gjendet në Kosovë, burimi i Gazetës InfoPress, thotë se, e din edhe AKI-ja, Policia e Kosovës FSK-ja, KFOR-i dhe të gjitha institucionet tjera në vend.

Gazeta InfoPress, ka dashur që ta konfirmoj këtë informat edhe nga Policia e Kosovës dhe nga institucionet tjera reevante, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka thënë se ai gjendet këtu, megjithatë, sipas tyre, flitet se mund të jetë Muhaxheri në Kosovë, por konkrete asgjë nuk ka deri më tani.

Policia e Kosovës heshtë, KFOR-i i shqetësuar!

Ne kemi pyetur Policinë e Kosovës, se a është e vërtet nëse Muhaxheri gjendet në Kosovë? Madje nëse është këtu, pse atëherë nuk tregoni? Gjithashtu, ardhja e Lavdrim Muhaxherit këtu është një rrezik për sigurinë e Kosovës, qytetarët dhe institucionet?

Ndërsa, në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka thënë se, Lavdrim Muhaxheri edhe më tutje gjendet në Siri.

“Sipas informacioneve të institucioneve të sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë, vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe më tutje vazhdon të jetë në zonën e konfliktit ne Siri”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, dërguar Gazetës InfoPress.

Se institucionet e Kosovës, janë të shqetësuara më ardhjen e Muhaxherit në Kosovë, sipas burimit të Gazetës InoPress, e ka thënë edhe KFORI-i.

Burimi i yni, thotë se, droja e KFOR-it është se a do të ketë sulm imediat dhe ku gjatë festave të Vitit të Ri. Natyrisht se a janë edhe bazat e KFOR-it target i sulmit.

Me ketë, shtrohet pyetja se ku është siguria e qytetarëve?

Kush i mbron qytetarët?

A duhet angazhuar edhe FSK-ja?

Si dhe, a kemi plan operativ për reagim në rast të sulmit terrorist?

Megjithatë, këto pyetje mbeten vetëm të shtruara nga ana jonë, por pa përgjigje përkatëse!

Këtë e dëshmon dhe Raporti që Instituti Amerikan ka thënë se jemi kthy në një qendër terrorizmi.

Si dhe a është kjo arsyeja se pse të gjitha agjencitë e sigurisë e kanë qitë Kosovën në High Alert?

Presidenti nga Turqia flet për Lavdrim Muhaxherin

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është e vërtetë se terroristi Lavdrim Muhaxheri, apo edhe të tjerë që luftojnë në Siri, kanë gjetur strehë në Kosovë.

Një gjë e tillë është spekulim, ka thënë Thaçi nga Ankaraja gjatë vizitës zyrtare të tij të bërë në Turqi.

“Nuk mund të ketë strehë për asnjë person që ka luftuar në Siri apo dikund tjetër, pra toleranca do të jetë zero”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka thënë se synimi i tij është të forcohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit me Turqinë.

Por, kush i tha z. President në Turqi se Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë dhe gjendet në Siri dhe pse ky bashkëpunim me Turqinë tani, nëse nuk jemi të rrezikuar nga ndonjë sulm terrorist?

Lavdrim Muhaxheri, bashkë me Naman Demollin, i cili poashtu ishte i rreshtuar përkrah organizatës terroriste, në shtator të vitit 2015 kanë publikuar një video në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku kanë folur për arsyet pse Serbia pushtoi Kosovën. Sipas tyre, serbët kanë ardhur në Kosovë për asgjë tjetër, veç ta luftojnë islamin. Tutje ata japin arsyet e tyre pse urrejnë fenë katolike e ortodokse.

ISIS organizatë e përgjakshme!

Prerja e kokave dhe brutaliteti i ekstremistëve në Lindjen e Mesme, përbëhet nga xhihadistë që pretendojnë se kanë ngritur kalifatin e quajtur “Shteti Islamik”. Organizatë kjo që ka tërhequr vëmendjen e krijimit të shtetit të tyre në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, ka provuar të jetë një makinë e fuqishme dhe iniciator i sulmeve të shumta të përgjakshme.

Pra, këtij grupi terrorist, qindra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i zi i janë bashkangjitur. Madje, shqiptarët edhe jashtë Kosovës, të rinj e të reja po shkojnë përkrah kësaj organizate, e që nuk e kanë idenë se për çka janë duke luftuar. Deri më tani janë dhjetëra shqiptarë që kanë rënë “xhihad” për Shtetin Islamik i Irakut (ISIS). Kjo ka bërë që imazhi i shqiptarëve në përgjithësi të vazhdoj të dëmtohet për shkak të pranisë të bashkëkombësëve në luftërat në Lindjen e mesme.

Kërcënimet e ISIS-it, serioze!

Ka fundi i vitit 2015 në medie ka qarkulluar lajmi se institucionet e sigurisë në vend, duke përfshirë edhe ato të inteligjencës, kanë siguruar informacione në bazë të të cilave konstatohet se xhihadistët shqiptarë me bazë në Siri dhe Irak, në koordinim me bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit, janë duke përgatitur sulme terroriste. Këto kërcënime nga grupet terroriste të ISIS-it, kanë ngritur dilema në vend. Pra, kërcënimet që erdhën nga xhihadistët shqiptarë të “Shtetit Islamik” (ISIS) për sulme terroriste në Ballkan, kanë bërë që të mobilizohen të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë. Ekspertët e sigurisë mendojnë se çështja është serioze dhe se institucionet e Kosovës duhet të merren me këtë çështje më shumë.

Lavdrim Muhaxheri tronditi opinionin me kokë të prerë në duar!

Ekstremistët shqiptar, e në veçanti ata nga Kosova, si Lavdrim Muhaxheri e shumë të tjerë, që tashmë janë pjesë e grupit paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri dhe Irak, kanë tmerruar opinionin e gjerë publik më veprimet e tyre barbare. Lavdrim Muhaxheri, madje ka publikuar edhe fotografi  ku shihet duke prerë koka të njerëzve. Por, këta ekstremist shqiptar në Kosovë, a janë të stërvitur apo krijuar nga shërbimet sekrete serbe, dhe a kanë “gisht” në këtë punë edhe shërbimet e huaja?

Çka përfaqëson ISIS?

Fjala ISIS, që në përkthim të thjeshtë do të thotë Shteti Islamik i Irakut, është organizata që përfaqëson një grup xhihadistësh të cilët operojnë në Irak e Siri. Qëllimi kryesor i tyre, ndryshe nga grupet e tjera rebele është ndërtimi i shtetit islamik, nga bashkimi i sunive të Sirisë dhe Irakut. Ata përfaqësojnë rrymën më radikale mes myslimanëve edhe krahasuar me Al Kaedën. Ky grup është formuar në prill të vitit 2013 dhe ka lidhje të ngushte ma Al Kaedën në Irak. Kohet e fundit, për shkak të sulmeve të ndërmarra kryesisht në Siri dhe së fundmi në Irak, ISIS po kthehet në organizatën më të madhe radikalë islamike. Se fundmi, pjesë e këtij grupi janë dhe luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera perëndimore, përfshi këtu dhe luftëtarë amerikanë.

Nëse të gjithë punojmë bashk, atëherë siguria e jonë dhe e femijëve tanë do të jetë e sigurtë. Përndryshe na ndihmo Amerikë, se kemi nevojë për ndihmë!

Published by

Koshi i Politikës

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400