Ekskluzive: Qeveria i jep mijëra euro organizatës së Danush Ademit, i cili dyshohet se i keqpërdori me këshilltarin e Haradinajt!

13:15 / E mërkure, 10 Janar 2018

 

Një fond rreth 30 mijë eurove i dhënë nga Qeveria e Kosovës për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, dyshohet se është keqpërdorur nga këshilltari i kryeministrit Arben Shabani dhe kryetari i partisë së tij deputeti Danush Ademi.

 

Gazeta InfoPress – Nehat Shaqiri

Ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës, Kryeministri z. Ramush Haradinaj, mori një vendim që komunitetin Ashkali në Kosovë të mbështes me gjëra ushqimore dhe higjienike.

Një fond financiar i ndarë nga Qeveria e Kosovës prej  27,250 eurove dyshohet që është keqpërdor nga organizata e themeluar nga deputeti Danush Ademi.

Ky fond ka pas për qëllim që në prag të festave të fundvitit të iu ndihmoj 1000 familjeve shkali, rom dhe egjiptian, me një paku solide prej 27 eurove.

Burime të Gazetës InfoPress, kanë thënë se ky fond u keqpërdor nga vetë deputeti i ashkalinjëve Danush Ademi, po ashtu edhe nga këshilltari politik i kryeministrit Haradinaj, Arben Shabani, i cili vjen nga subjekti i deputetit Ademi.

Disa fotot të cilat i ka siguruar Gazeta InfoPress, sasia e artikujve të cilat gjenden në pako, dyshohen që nuk i përkasin çmimit të caktuar, madje në disa familje dyshimet janë që disa prej tyre edhe kanë munguar.

E për këtë, këshilltari i Ramush Haradinaj, Arben Shabani thotë se, nga 1000 familje sa ishte menduar të iu dhurohen pakot, kanë përfituar 1170, pasi është rritur numri i familjeve është zbritur edhe çmimi i pakos, nga 27 euro në 23. Mirëpo dyshimet janë që nuk kanë përfituar të gjitha familjet, e sidomos ato rom dhe egjiptian, por vetëm komuniteti të cilit i takon Danush Ademi.

Burimi i Gazetës InfoPress, thotë se kompania e kontraktuar për furnizimin me pako, ka treguar se, shuma në të cilën përkon kjo pako është më e lirë, por është edhe në interesin e saj që faturën ta lëshoj sipas kërkesës së klientin, këtë rast Danush Ademit dhe Arben Shabanit.

Arben Shabani, ka thënë se, përkon kjo sasi e pakos më çmimet të cilat i kanë paguar, por burimi ynë e thotë të kundërtën, dhe sipas një llogarie i bie që përfitimi ka qenë rreth 10 mijë euro, kurse të gjitha dyshimet janë adresuar në llogari të deputetit Ashkalive nga subjekti PDAK, Danush Ademi dhe Këshilltari Arben Shabanit.

Shpërndarja e këtyre pakove është bërë pikërisht nga personat në fjalë, ku më pas sipas burimeve të InfoPress, mjetet financiare të Qeverisë janë transferuar në një organizatë të deputetit Danush Ademi e quajtur QKA (Qendra e Komunitet Ashkali) duke bërë kështu shkelje ligjore dhe penale.

E për këtë çështje InfoPress ka kontaktuar me këshilltarin politik të Kryeministrit për komunitete, Arben Shabanin i cili ka mohuar të ketë ndodhur një keqpërdorim i tillë.

“Nuk është e vërtet se është keqpërdor as edhe 1 cent nga ky fond”, ka thënë Shabani.

Tutje, ai ka kërkuar që duhet të marr leje nga partia që të flas për këtë çështje edhe pse Qeveria e Kosovës i ka dhënë qasje në këtë donacion ku ky i fundit këtë donacion e ka kaluar në pronësi të kryetarit të tij Danush Ademi.

Po ashtu InfoPress ka kontaktuar edhe me deputetin Danush Ademi, ku i është kërkuar që të shpjegohet në lidhje me këtë çështje dhe se a ka përfituar me të vërtet organizata e tij nga ky donacion, por që nuk e pohoi e as nuk mohoi këtë.

“Shiko do u kontaktoj më vonë mos publikoni asgjë”, tha Ademi.

E më vonë Ademi ka thënë se gjithçka ka shkuar në bazë të rregullave ashtu si është planifikuar.

“Ajo është bërë sipas disa faturave qysh janë kanë ofertat”.

I pyetur se a i kanë në pronësi faturat në fjalë Ademi ka thënë se po duke pohuar se do i dërgojnë në redaksinë e InfoPress.

“Ne në mbrëmje do ti dërgojmë këto fatura, do u them atyre djemve dhe diku ka mbrëmja do ua dërgoj dikur rreth orës 17:00”, ka thënë Ademi, faturat të cilat që nga java e kaluar nuk i ka sjellur.

Ndërsa në një postim së fundi të publikuar nga Ramush Limanit, meritat për këtë donacion i shkonin në llogarinë e kryetarit të kësaj partie njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Danush Ademit e po ashtu edhe këshilltarit politik për komunitete Arben Shabanit.

“Nuk është e vërtet unë edhe rrogën time ua dha  gjysmën njerëzve të varfër. Transferi menjëherë qysh ka dalë i ka dalë atyre që i kanë bë pakot, asnjë cent s’ka mbet në llogari na mund ta marrim edhe prej bankës që kjo që e them qëndron”.

Ndërkaq sipas Ademit tërheqja e parave është bërë nga Qendra Sociale dhe se asnjë nga këto para nuk ka kaluar në llogari të organizatës joqeveritare që ai e posedon duke thënë se ka fakte për këtë.

Danush Ademi, duke mos dashur të flas më tepër për këtë çështje, ka munguar edhe në emisionin e Gazetës InfoPress, InfoZonë, emision ky që transmetohet në RTK3, fakt ky që dëshmon se z. Ademi nuk është i hapur para publikut që të flas për tema të rëndësishme, sidomos kur është puna për keqpërdorime financiare.

Gazeta InfoPress, më poshtë ju ofron disa foto të bëra nga pakot të cilat ishin dërguar në këto familje, por që u sabotuan duke mos u dërguar në formën komplete.

Përveç kësaj, kemi edhe fotografinë ku z. Dasnush Ademi dëshmon vet se ishte drejtor i organizatës Qendra e komunitetit, organizatë kjo që përfitoj mijëra euro nga zyra e kryeministrit falë këshilltarit të Ramush Haradinajt, Arben Shabanit, i cili është nënkryetar i PDAK-së, partisë së Danush Ademit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400