Elita politike e fetare e Serbisë është duke iu prishur vendin serbëve në Kosovë

15:41 / E martë, 11 Tetor 2016

 

  • Karta ekonomike e Vuçiqit po dëshmon se ai është i interesuar thjesht të nxjerrë privilegje dhe kompetenca për komunitetin jo shumicë serb në Kosovë kur është në pyetje «Trepç», Telekomi, Brezovica, Ujëmiri. Nuk do të mundte edhe po të dëshironte Prishtina zyrtare. Kosova do të luftojë pa u hamendur nëse rrezikohet «Trepça», Telekomi, Brezovica e Ujëmiri. Në epilogun e gjithmbarshëm për shqiptar e për serb, e vërteta i godet pamëshirshëm të dyja vendet, si Kosovën e po ashtu edhe Serbinë. I godet popujt e të dyja vendeve më së shumti. Në aspektin afatgjatë do ta godasë skajshmërisht komunitetin joshumicë serb në Kosovë.

 

InfoPress / Alzan Berisha

Në Kosovë nuk është diçka e re të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Në të vërtetë vetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ashtu sikurse edhe vetë shpallja e Pavarësisë së

Kosovës është bërë nën rrethana që dëshmojnë se tërësia territoriale e Kosovës nuk ka qenë e tëra e lirë.

Në një pjesë të saj ka qenë i pranishëm ende pushtuesi, Serbia, me pushtetin që ajo ka organizuar në Kosovë në disa komuna me shumicë serbe.

Është gabim dhe i pasaktë konstatimi që përdorët edhe sot e këtë ditë kur thuhet pushteti paralel.

Po Kushtetuta e Kosovës nuk është kursyer as nga shumica shqiptare shpesh herë.

Kujtojmë energjinë e pakontrolluar të VLAN-it për të shkelë kushtetutën se ashtu u shkonte përshtati këtyre subjekteve politike për të ardhur në pushtet apo vetë Presidentët e Republikës.

Pas miratimit të ligjit për «Trepçën», Lista serbe në koalicion me PDK dhe LDK, po e zbaton bojkotin si një mjet për të arritur vëmendjen e nevojshme në lidhje me këtë çështje.

Presidenti ultra nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ndër të tjera për gazetën blic tha: «Ne kemi liruar shumë shqiptarët në Kosovë. Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, të mos lejohet që të  bëhet asnjë lëshim kur është fjala për shitjen e Trepçës edhe kur është fjala për pronën e Telekomit».

Patriarku serb Irinej, ishte edhe më i prerë, siç raporton Tanjug: «Ajo që na është marrë me dhunë, me dhunë edhe do të kthehet…

Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë gjendje. Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat…

Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë…

Ajo që na është marrë me dhunë, me dhunë edhe do të kthehet…

Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë gjendje. Ne kemi jetuar gjatë me shqiptarët dhe nuk kemi pasur probleme, por njëfarë politike i ka bërë ata më të guximshëm që të dëshirojnë dhe tentojnë që na marrin vendet tona të shenjta dhe t’i paraqesin si të vetat…

Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rrënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë».

Kryeministri i Serbisë shkojë më larg sesa kërcënimi e Presidentit Nikoliq, por nuk i komentojë deklaratat luftënxitëse të prijësit fetar serb Irinej.

Kryeministri Vuçiq deklarojë se Qeveria e Serbisë ka marrë sot vendim për anulimin e të gjitha akteve juridike dhe veprimet e institucioneve të përkohshme të Kosovës SHA.

Vuçiq ka aftësi për t’i shfuqizuar nëpërmjet ekzekutivit vendimet e legjislativit. Më tej ai shtojë:

«Nuk e kupto pse shqiptarët po e bëjnë këtë? Çfarë duan të arrijnë kështu? Ndoshta nuk e kanë ndërmend që të futen me forcë në kombinatin tonë në veri? Të thonë se e gjithë prona është e tyre? Jo ore…

Nuk mund të preket e drejta e pronës… Çfarë duhet të bëj unë tani? Të vi këtu me flamurin serb?», është shprehur kryeministri serb, duke shtuar se mos është e mundur që e gjithë kjo të jetë bërë për shkak të problemeve të brendshme politike.

Edhe «Lista serbe», sikurse qëndrimi zyrtar i Serbisë po dëshmon se Serbia është duke lozur me disa karta në raport me Kosovën.

Karta ekonomike e Vuçiqit po dëshmon se ai është i interesuar thjesht të nxjerrë privilegje dhe kompetenca për komunitetin jo shumicë serb në Kosovë kur është në pyetje «Trepç», Telekomi, Brezovica, Ujëmiri.

Nuk do të mundte edhe po të dëshironte Prishtina zyrtare.

Kosova do të luftojë pa u hamendur nëse rrezikohet «Trepça», Telekomi, Brezovica e Ujëmiri.

Qoftë, kjo humbje, thënë kushtimisht, edhe si aset i pastër ekonomik, pa implikime tjera.

Në anën tjetër, Serbia e ka zbutur qëndrimin në kohën e fundit sepse ka krijuar avantazhe politike e diplomatike në raport me faktorin e jashtëm përballë paaftësisë së politikës dhe diplomacisë së Prishtinës zyrtare.

Por në epilogun e gjithmbarshëm për shqiptar e për serb, e vërteta i godet pamëshirshëm të dyja vendet, si Kosovën e po ashtu edhe Serbinë.

I godet popujt e të dyja vendeve më së shumti.

Por në aspektin afatgjatë do ta godasë skajshmërisht komunitetin joshumicë serb në Kosovë.

Përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti janë duke i përbaltur të drejtat dhe mundësit e jashtëzakonshme që kanë në Kosovë.

Ata nuk po e kuptojnë dot se Beogradi nuk ua afron kurrë atë që ua afron Prishtina.

Elita politike e fetare e Serbisë është duke iu prishur vendin serbëve në Kosovë.

 

Published by

Koshi i Politikës

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400