Gjermania destinacion dhe trampolinë e klandestinëve shqiptarë

14:41 / E enjte, 10 Gusht 2017

 

Falë politikave të sukseshme të Qeverisë Rama për ta rilindur Shqipërinë, 2-3 vitet e fundit është rritur në mënyrë eksponenciale numri i shqiptarëve të dëshpëruar, që ia mësyjnë Gjermanisë.

Autoritetet federale gjermane, ndonëse të alarmuar nga një dyndje e tillë e shqiptarëve të dëshpëruar shumëfish më e madhe në numër se dyndja e korrikut 1990 në kohën e diktatorit Alia, janë përpjekur ta trajtojnë me një surdinë mediatike këtë problem.

Policia, autoritet federale dhe diplomatët gjermanë në Tiranë ngjashëm me omertanë siciliane, po përpiqen ta nënvlerësojnë mediatikisht këtë problem. Ato kryesisht e trajtojnë si një problem azilkërkuesish shqiptarë në Gjermani. Faktikisht problemi i azilkërkuesve është vetëm maja e ajsbergut të telasheve, që Rilindja e Kryeministrit Rama i shkakton aleatëve gjermanë dhe adminsitratës së mikes së tij për kokë, Kancelares Merkel.

Droga, armët, municionet, lëndët plasëse ushtarake (military grade explosives) dhe operativët e Daesh-it, që mbërrijnë me rrugë tokësore (me kamionë, trajlera, autobuzë e autovetura) në Gjermani të nisura nga bazat e tyre brenda territorit shqiptar, thuajse nuk përmenden nga administrata Merkel.

Të tillë armë, municione e lëndë plasëse jo vetëm po mbërrinë në Gjermani, por duke zëvendësuar bandat kriminale malazeze, ato po dërgohen nga kriminelët shqiptarë edhe në Belgjikë për terroristët çeçenë (jo në Molenbeek-un e famshëm për të keq). Në këtë kontekst shprehim keqardhjen tonë të thellë që diplomatët gjermanë në Tiranë as nuk denjuan t’i përgjigjeshin një kërkese me shkrim për më shumë info mbi qëndrimin zyrtar të ambasadës për këto trafiqe të bërë nga ana jonë nja 5-6 muaj më parë . Me sa duket të tillë diplomatë preferonin rolin e strucit me kokën zhytur në rërë, në vend që të përballeshin me fakte e prova për të tilla trafiqe me rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Thjesht omerta siciliane me “kaskadorë” gjermanë!

Gjermania trampolinë për klandestinë….. drejt Anglisë

Tashmë omertaja gjermano-siciliane ka filluar të “shqepet”, si të ishte një thes i stërmbushur me….. Në mediat gjermane kemi gjithnjë e më shumë raporte për doganat e policinë gjermne, që herë pas here u kap narkosve shqiptarë kanabis  në sasi prej dhjetra kuintalësh si edhe heroinë e kokainë në sasi prej dhjetra kilesh.

Tashmë mediat gjermane (dhe ato angleze pakëz pas pilafit) kanë dhënë alarmin për përdorimin e aeroporteve  të vogla dhe fushave të aviacionit (airstrips) gjysëm të braktisura për dërgim klandestinësh shqiptarë dhe jo vetëm me rrugë ajrore nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar. Faktikisht gjendja reale është edhe më zi, sesa raportohet në mediat gjermane e angleze. Bandat e strukturuara kriminale shqiptare duke synuar para qyl, dërgimin e një familje shqiptare klandestinë me avion nga Gjermania në Angli e përdorën si tip “Dry Run”, për të provuar  sa e mundshme dhe e mundur ishte një transport i tillë për dërgimin në Angli me rrugë ajrore të operativëve të ISIS-it, me përvojë nga fushë betejat e Sirisë e Irakut.

Rruga detare

Bandat e strukturuara kriminale shqiptare për klandestinët, por edhe për aspirantët terroristë, që nuk kanë mundësi të paguajnë cmimet e kripura për transport ajror “VIP”, ofrojnë përsëri rrugën gjermane për në Angli. Porti i Kuks-it (Cuxhaven), duke qënë më i vogël se Bremeni dhe dukshëm më i vogël se Hamburgu shërben në mënyrë të shkëqyer për të imbarkuar të tillë “pasagjerë” për në Angli, pa rënë shumë në sy.

Klandestinëve shqiptarë u jepet ndihmë e gjithanëshme, që të hipin jo vetëm në kamionë, trajlera e kontejnerë, por madje edhe për tu fshehur direkt në tragetet (në barkat e shpëtimit, depot e bashit apo depot e bombolave atizjarr me gaz CO2), që nisen për në portet angleze. Së fundi autoritetet angleze kanë interceptuarë dhe  kthyer mbrapsht në Gjermani 70 emigrantë të tillë ilegalë. Interesant është fakti, që krahas policisë së emigracionit për të kwto trafiqe në Linjën Gjermani-Mbretëri e Bashkuar janë të intersuar edhe NCIS-i britanik, madje edhe djemtë e “Special Branch-it”! Shumica e këtyre klandestinëve si zakonisht ishin shqiptarë.

Televizioni pro qeveritar shqiptar reklamon Cuxhaven si portë dalese e sigurtë për klandestinët shqiptarë

Të alarmuar nga të tilla zhvillime shqetësuese autoritetet gjermane kanë rritur si prezencën edhe vigjilencën në Portin dhe periferinë e Cuxhaven-it. Vecanërisht shqetësuese ishte për policinë dhe BFV-në gjermane lajmi reklamë i emetuar nga një televizion kombëtar i afërt me qeverinë shqiptare, sipas të cilit Cuxhaven ishte një shteg (rrugëkalim) i sigurtë për klandestinët shqiptarë jo vetëm me destinacion Anglinë (portin e Imingham-it), por edhe drejt destinacioneve amerikanoveriore. Këto masa policore-agjenturale kanë filluar të japin rezultatet e para. Në rrjetën e policisë gjermane së fundmi ranë 15 klandestinë, ku 12 prej tyre ishin shqiptarë. Destinacioni kësaj rradhe ishe….. Kanadaja!

Mjaftojnë të tilla fakte, që janë pasqyruar edhe nga mediat gjermane (kryesisht ato lokale dhe portale të ndryshme me peshë të lehtë mediatike d.m.th. media jo të tipit “mainstream”) për të dhënë alarmin për faktin se Shqipëria e rilindur jo vetëm nuk eksporton stabilitet, sic mburren ministreshat shqiptare, por faktikisht eksporton telashe, kokëcarje madje edhe rreziqe vdekjeprurëse për disa nga aleatët tanë të NATO-s./Gjergj Thanasi

 

Gjermania destinacion dhe trampolinë e klandestinëve shqiptarë

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400