Historia gjithmonë është shkruar nga studentët!

13:26 / E hëne, 30 Tetor 2017

 

InfoPress / Sahide Dedushi

Tash kur janë bërë 20 vjet që nga protestat studentore të zhvilluara më 1 tetor të vitit 1997, protesta këto që në atë kohë e po ashtu edhe sot cilësohen si një revulucion që shndërruan të zezën në të bardhë, një vetëdijësim kundër një regjimi që po ngulfaste edhe institucionin e diturisë dhe pikërisht për këtë dhe shumë padrejtësi të tjera, studentët e Universitetit të Prishtinës marshuan për t’u përballur me regjimin e atëhershëm jugosllav.

Në këto protesta patën marrë pjesë studentë dhe profesorë të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës të cilët jo aq lehtë e tejkaluan, sepse në ato protesta u rrahën dhe u torturuan brutalisht, por që edhe pas gjithë atyre përjetimeve akoma vazhdon të cilësohet si një kthesë e rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës.

Një lëvizje studentore që përmbysi të keqën dhe mbolli trëndafilin e paqes për të mos vuajtur më brenda regjimeve e brenda okupimeve të shteteve fqinje, e as pushtuesve të tjerë që po na trajtonin si një krahinë  e cila nuk nuk ka zot shtëpie dhe po jetonte nën hijen e pushtuesve pasi që e vetme nuk mund t’ia dilte.

Pasi që politika apo bisedimet në të mirë të Kosovës nuk kishin efektin të cilin shumë prej tyre po e mendonin si të qenë, u vendos që kjo politikë paqësore pasive të zëvëndësohet me rezistencë aktive e më pas u shndërrua edhe në luftë të armatosur e që solli Kosovën deri në ditët e sotme ku është tani si një shtet me të drejta të plota të njohura ndërkombëtarisht.

Pa dyshim që ky revulucion solli me vete edhe luftën e vitit 1998-1999 të zhvilluar në Kosovë, luftë kjo e krijuar enkas për një spastrim etnik mbi popullin e Kosovës nga shteti fqinj i saj, Serbia.

Në një video të bërë në atë kohë, me rastin e fillimit të demonstratave të shumë pritura, dëgjohen dhe shihen studentë të entuziazmuar për fillimin e një etape që për ta në ato momente ishte një iluzion. Me të filluar ky marshim ata po realizonin hapin më të madh në histori dhe po preknin ëndrrën shekullore të dëshiruar për shumë vite me radhë.

Pa dyshim që edhe mediat e huaja u dhanë vëmendje të madhe demonstratave të vitit 1997, duke i shpallur botës atë çka nuk po mund ta shihte pa syrin e kamerës dhe pa mjegullën e krijuar nga “dhelprat dinake”, që në atë kohë kishin krijuar koloni në dëm të popullit të Kosovës.

Studentët të cilët iu bashkuan kësaj proteste ishin të gatshëm edhe të vdisnin kështu të paktën ishte shprehur një i ri, pjesë e demonstratave 20 vjet më parë.

A janë të gatshëm njerëzit këtu të vdesin për këtë ideal?

“Po mendoj se kemi pritur për mënyra të ndryshme tash e 16 vjet dhe asgjë nuk ndodhi, dhe kështu menduam se durimi jonë është sosur”.

Ndërkaq në anën tjetër pati edhe nga ata që me çdo gjë luftuan që të mos binin dhunën si opsion të parë, por që kjo u pamundësua nga shumë faktorë që ndikuan në atë kohë.

“Unë mendoj se po bëhet akoma më keq, sepse ne u munduam që të neutralizojmë dhunën, por diçka tjetër na u servu para”, pati thënë studentja, pjesmarrëse në ato demonstrata.

Të frustruar nga okupimi, studentët  kërkuan lirimin e objekteve të UP-së nga regjimi serb, pasi që ata patën dëbuar studentët shqiptarë dhe u morën të drejtën për të studiuar në institucionin më me vlerë  të diturisë dhe për të kërkuar këtë të drejtë ata marshuan në rrugën për liri dhe pavarësi, duke krijuar kështu revulucionin më të madh shqiptar. Një sakrificë studentore që gjatë do të mbahet mend pasi që historia do ti kujtojë dhe do ti mbajë si një nga shtyllat kreysore të së kaluarës dhe të ardhmes.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400