Ibrahim Kelmendi e Sabri Novosella përplasen për ‘vdekje’ për atentatin ndaj Jusuf Gërvallës! Ja çka i ka shkruajtur Gërvalla Kelmendit?

09:22 / E enjte, 12 Janar 2017

 

“Është fakt se Ibrahim Kelmendi ka qenë i përzënë nga shtëpia e Jusufit dhe vetëm me Kadri Zekën arriti që të hynte sërish në shtëpinë e Jusuf Gërvallës, ndërsa ditën që është vrarë Jusuf Gërvalla, ai vetëm dy orë para se të vritej, ishte larguar nga shtëpia e tij”, ka thënë Novosella.

Koshi i Politikës / Nehat Shaqiri

Ibrahim Kelmendi, i ka reaguar ashpër Sabri Maxhunit – Novosella, pas një shkrimi të publikuar në Gazetën InfoPress me titull: Ekskluzive: E konfirmon Suzana Gërvalla: Gjermania rinisë hetimet për vrasjen e Jusuf Gërvallës. Këta janë të dyshuarit.

Në këtë shkrim Sabri Novosella ka theksuar se, Ibrahim Kelmendi është përzën nga shtëpia e Jusufit, e kjo ka bërë që Kelmendi, të reagoj ashpër ndaj Novosellës.

“Është fakt se Ibrahim Kelmendi ka qenë i përzënë nga shtëpia e Jusufit dhe vetëm me Kadri Zekën arriti që të hynte sërish në shtëpinë e Jusuf Gërvallës, ndërsa ditën që është vrarë Jusuf Gërvalla, ai vetëm dy orë para se të vritej, ishte larguar nga shtëpia e tij”, ka thënë Novosella.

Në reagimin e tij, Kelmendi përmend edhe një letër që Jusuf Gërvalla i ka shkruar, por aty shihet qartë se Jusufi kishte reaguar pak ashpër me të.

“I dashur shok Ibrahim,

Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. (…)”, thuhet në letrën e shkruar nga Jusufi dërguar Ibrahim Kelmendit.

Ja reagimi i plotë i Ibrahim Kelmendit:

SABRI NOVOSELLA PO VAZHDON ME QENË SHPIFËS ORDINER

Ky Zotëri edhe kësaj radhe paska shpif:

“Është fakt se Ibrahim Kelmendi ka qenë i përzënë nga shtëpia e Jusufit dhe vetëm me Kadri Zekën arriti që të hynte sërish në shtëpinë e Jusuf Gërvallës, ndërsa ditën që është vrarë Jusuf Gërvalla, ai vetëm dy orë para se të vritej, ishte larguar nga shtëpia e tij.“

Nuk është e vërtet që Jusuf Gërvalla më ka përzënë ndonjëherë nga shtëpia dhe asnjëherë nuk jam përzënë nga ajo Familje fisnike. Pas vrasjeve ca bastardë, që u imponuan si zotë shpije në Familjen Gërvalla, me urdhër të Sabri Novosellës janë munduar të më përzënë, por nuk kanë mundur.

Me 16 e 17 janar 1982 jemi takuar dhe ishim bashkë Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka dhe unë, me kërkesë të Jusuf Gërvallës. Me kërkesë të Jusufit dhe Kadriut jam larguar rreth orës 15:30 të ditës se diell, me 17 janar, nga Familja Gërvalla, sepse duhej të dërgonim videokasetën që ma ka dhënë Jusufi, për ta shfaq në Klubin Shqiptar në Dyseldorf, siç e kishim paralajmëruar përpara se do të shfaqej në mbrëmjen e 17 janarit 1982.

Ja letra që Jusufi ma ka shkruar me 15 janar 1982 (dy ditë para vrasjes), që dëshomn si cilat raporte kishte Ai me mua:

“I dashur shok Ibrahim,

Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. (…)”

Sabri Novosella duhet të pajtohet me realitetin (për te hidhur), se nuk ka mundur ta pëngonte më Jusufin (si në tetor 1981) që të ndodhte bashkimi, as nuk ka mundur ta komplotonte e kapte organizimin tonë patriotik në emigracion, pas vrasjeve që bëri UDB-ja me 17 janar 1982, prandaj kjo mënyrë e shpifjeve kaq ordinere është një lloj hakmarrjeje, por me fishekë që prodhojnë vetëm tymnajë…

***

Do të ishte produktive që Sabri Novosella të ma hiqte bllokimin dhe të angazhohej këtu për debat.

Ky është shkrimi i publikuar në Gazetën InfoPress:

Ekskluzive: E konfimon Suzana Gërvalla: Gjermania rinisë hetimet për vrasjen e Jusuf Gërvallës. Këta janë të dyshuarit


Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400