Ideologjia e rrejshme dhe kauzat për pushtet të Vetëvendosjes, çuan në vrasje aktivistët e tyre!

13:04 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Pas gjithë kësaj, kush duhet me dhënë përgjegjësi? Themeluesi i VV-së, Albin Kurti, të cilit i kanë dalë nga dora aktivistët e saj, kryetari aktual i VV-së, Visar Ymeri, apo Dardan Molliqaj – kapoja i VV-së, ose ndoshta klika e tyre nga Shqipëria!?

Nehat Shaqiri

Lëvizja Vetëvendosje, si organizatë në fillimet e hershme të saj, ka pas një ideologji më “fisnike”, por ideologjinë e saj, e shndërruan në vepra kriminale, duke bërë sulme terroriste në Kuvendin e Kosovës.

Kjo Lëvizje është përballur me protesta dhe demonstrata të dhunshme me pushtetin e Kosovës, të cilët janë munduar vazhdimisht të bëjnë “revolucion” në Kosovë, e për shkak të “ideologjisë” së saj, kanë rezultuar me viktima në njerëz dhe plagosje të personave të shumtë, si nga radhët e Policisë së Kosovës, ashtu edhe qytetarëve pjesëmarrës në këto protesta.

Se kjo Lëvizje ishte e dhunshme për shtetin e Kosovës, dhe qytetarët e saj e kanë dëshmuar Gjykatat kosovare.

Të paktën, vendimi i Gjykatës ishte i tillë, ku dëshmoi fajësinë e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë vepër terroriste, për të cilën edhe u dënuan me 21 vjet burgim. Ndër ta, tashmë i burgosur është edhe deputeti i kësaj legjislature Frashër Krasniqi – i cili mori dënimin më të lartë sesa aktivistët e tjerë të kësaj Lëvizje.

Pra, ishte Gjykata Themelore e Prishtinës, ajo e cila i ka dënuar  katër aktivistët e VV me 21 vjet burgim, për kryerje të veprës terroriste, sulmin që ka ndodhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gushtin e vitit të kaluar.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Egzon Haliti 5 vjet, Frashër Krasniqi me 8 vjet burg, ndërsa, Adea Batusha është dënuar me dy vjet burg.

Lëvizja Vetëvendosje shquhet për kauzat e saj ndaj secilës Qeveri, ndaj secilit kryeministër ku ishte organizatore e dhjetëra protestave, të cilat kishin për qëllim të ishin të qeta, mirëpo pothuajse asnjëherë nuk kanë përfunduar të tilla.

Nga këto protesta, duhet theksuar atë të 10 shkurtit të 2007, e cila u përmbyll me dy viktima.

Ishin Mon Balaj dhe Arben Xheladini aktivistët e kësaj Lëvizje – tashmë parti politike, të cilët mbeten të vrarë derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Ata u vranë pas një demonstrate të dhunshme kur policia rumune e UNMIK-ut shtiu me plumba gome drejtë protestuesve duke lënë të vdekur dy prej tyre, megjithatë deri më tash askush nuk është dënuar për këtë.

Anash kësaj, se ideologjia e tyre nuk ishte ajo që jemi mësuar të dëgjojmë prej tyre, në praktikë kjo ishte “ideologji e dhunshme”, duke sulmuar Policinë e Kosovës me mjete të rënda, duke sulmuar pronat private afër ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, por edhe duke nxjerr nga vetura zyrtarë të lartë shtetëror.

Një kapo i vërtet ishte Dardan Molliqaj, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili si nëpër filma ndalon veturën e zyrtarit shtetëror, e nxjerr nga vetura dhe pastaj hedh gurë mbi të.

Pra, kjo ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila ideologjinë e saj për bashkimin e trojeve shqiptare e shndërroj në tragjedi dhe terrorizëm!

Së fundi, kjo Lëvizje është bërë “pik e pesë” duke lakmuar në pushtet, rritjen dhe zgjerimin e interesave personale, duke përfituar nga burgosja e Albin Kurtit, kapot e saj i kanë rritur privilegjet për ta “uzurpuar” Lëvizjen, në mënyrë që të përfitojnë nga postet e deputetit për tu afruar më afër krimit politik dhe ekonomik.

Kjo tashmë nuk donë koment! Zyrtarët e kësaj Lëvizje, tashmë kanë filluar të pasurohen. Kanë arritur që të fillojnë miqësinë me biznesmenët më të mëdhenj shqiptar, si brenda Kosovës ashtu dhe jashtë saj.

Dhe, me këtë vërtetohet se kauzat e tyre ishin të rrejshme, të pafalshme për aktivistët e sinqertë të tyre, të pafalshëm për familjarët e dy viktimave të demonstratave, Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, por edhe familjes së Astrit Deharit – i cili për kauzën e tyre u (vet) vra në burg.

Pas gjithë kësaj, kush duhet me dhënë përgjegjësi?

Themeluesi i VV-së, Albin Kurti, të cilit i kanë dalë nga dora aktivistët e saj, kryetari aktual i VV-së, Visar Ymeri, apo Dardan Molliqaj – kapoja i VV-së, ose ndoshta klika e tyre nga Shqipëria!?

Anash gjithë kësaj, Lëvizja Vetëvendosje, si kurrë më parë ka rënë në pikën zero. Dhe pas tërë kësaj ndodhie e pret një rrugë e gjatë për të arritur deri këtu ku ishte.

I duhet një punë e madhe, një pozicionim real, e cila duhej të tregoj se a është pro ndërkombëtareve apo kundër siç ishte deri sot, ku me kauzën e saj së bashku me pushtetin ndihmuan në thellimin e krizës në Kosovë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400