Ja kush ishin 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërviten në Shqipëri

14:54 / E enjte, 16 Nëntor 2017

 

Është  publikuar listen me emrat e 52 luftëtarëve kosovarë që ishin stërvitur në Shqipëri. Pjesëtarë të dy grupeve të para kishin qenë edhe Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe disa heronj e dëshmorë të rënë për lirinë e Kosovës.

Stërvitja e grupeve të para ushtarake të Kosovës të stërvitura në Shqipëri, ende vazhdon të ketë një vello mosnjohje.

Në fakt, dëshmitarë dhe organizatorë të kohës e kanë sqaruar jo pak herë atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve, historia e këtyre grupeve mbetet ende e mjegulluar për opinionin e gjerë, pasi ajo edhe është minimizuar, madje edhe është kontestuar, për arsye dhe për interesa të ndryshme, kryesisht të personave dhe grupeve të caktuara.

Në mesin e grupeve të para ushtarake të Kosovës që janë stërvitur në kampet ushtarake të Shqipërisë, të cilat ishin formuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në vitin 1991 e 1992, ishin edhe dy personalitetet më emblematike të luftës së armatosur të Kosovës : heronjtë e kombit Sali Çekaj dhe Adem Jashari. I pari ra në Betejën e Koshares, së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa u dyti u flijua pothuaj me gjithë familjen në lufte me pushtuesin serb.

Sali Çekaj ishte pjesëtar dhe udhëheqës i grupit të parë, ndërsa Adem Jashari ishte pjesë e grupit të dytë.

Pjesë e këtyre grupeve ishin edhe shumë heronj e dëshmorë të rëndë në luftën për lirinë e Kosovës, si: Zahir Pajaziti, i cili ishte pjesë e grupit të pare, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj, etj. (r.m.)

Lista zyrtare e emrave:

Grupi parë:

1.         Sali Çekaj

2.         Zahir Pajaziti

3.         Ahmet Hoxha

4.         Bashkim Leci

5.         Zymer Lulaj

6.         Kadri Gubetini

7.         Ismet Çerkini

8.         Artan Gjini

9.         Arsen Hamiti

10.       Fatmir Racaj

11.       Ibush Metushi

12.       Agron Tushi

13.       Fatmir Fejzullahu

14.       Hysni Mehmeti

15.       Afrim Zena

16.       Hysen Agushi

17.       Vehbi Zeqiri

18.       Besim Shehu

19.       Ramiz Ramadani

20.       Halil Halili

21.       Rustem Teneqja

22.       Ahmet Zeqiri

23.       Rexhep Luma

24.       Minush Luma

25.       Sedat Osmani

26.       Ramadan Pajaziti

27.       Shemsi Krasniqi

28.       Remzi Mehmeti

29.       Selami Hasani

30.       Agim Demnika

31.       Ekrem Matoshi

32.       Sami Hasani

33.       Sami Vishi

34.       Azbi Veliu

35.       Ali Guri

36.       Musa Shabani

37.       Ajet Shala

38.       Sejdi Sula

39.       Milazim Myftari

40.       Shaip Haziri

41.       Fadil Begu

42.       Mefail Vishi

43.       Shemsedin Sulejmani

44.       Milaim Gerbeshi

45.       Rexhep Ilazi

46.       Islam Visoka

47.       Ilmi Topalli

48.       Ylber Topalli

49.       Xhevat Qerimi

50.       Bashkim Thaçi

51.       Bajram Kadriu

52.       Shefqet Brajshori

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400