Kadri Veseli uron që Bajramin tjetër të ketë xhami tek Ura e Ibrit

12:58 / E martë, 21 Gusht 2018

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Veseli është pritur nga myftiu Naim Tërnava, në organizimin tradicional të BIK-ut.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe, dashuri e solidaritet.

Kryeparlamentari, gjithashtu, ka shprehur edhe një dëshirë për Bajramin e ardhshëm.

“Bajramin tjetër, dhashtë Zoti, ta kemi xhaminë në Mitrovicë. Duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit. Unë jam për ndërtimin e objekteve të kultit fetar, që janë tradicionale dhe në vendet ku ka nevojë”, ka thënë Veseli.

Lidhur me këtë Tërnava ka thënë se projekti dhe buxheti janë gati dhe se në momentin që krijohen kushtet do të fillojnë me ndërtimin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400