Kush ishtin spiunët që punonin në radhët e Ansamblit shtetëror?

11:00 / E shtunë, 11 Nëntor 2017

 

 

 

Disa njerëz kanë memorjen e fortë-mbajnë mend gjatë kohë. Pse?

 

 

Nga Xher Leci

Prill 1983. Në Sindelfingen dhe vende tjera në Gjermani u prezantua Premiera e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të RPS të Shqipërisë. Kishin ardhur për ta përcjellur Ansamblin përafërsisht 350-400 shikues, shumica shqiptarë, por kishte edhe gjermanë.

Kurrë në jetën time, deri  atëherë, nuk kam qenë më i gëzueshëm dhe i vullnetshëm, për ta shikuar “live” këtë Ansambël. Asnjëherë nuk kisha pasur rastin të shihja e të dëgjoja këngë, valle e muzikë më të bukura, se sa ato në Sindelfingen. Ëndrra, malli për Shqipërinë, shtetin tonë amë, të cilin nuk e kishim mundësinë që ta vizitonim legalisht, por as ilegalisht, ata që nuk kishin flirtëruar me personelin qeveritar shqiptar apo diplomatik. Këtë privilegjë e gëzonin vetëm garda e marksistë – leninistëve dhe të enveristëve të Kosovës.  Kisha dëgjuar këngë përmes Radio Tiranës dhe Kukësit, por krejt ndryshe ishte kënaqësia  kur i shikonim në skenë vëllezërit dhe motrat tona, duke kënduar e vallëzuar aq bukur.

Në këtë përcjellje të Ansamblit patëm marrë pjesë unë, me gruan time, Refiken, dhe kushërinin tim, Ismail (Asllan) Leci, e shokë të tjerë. Nga kënaqësia na dhimbnin duart duke duartrokitur.

 

Atëherë iu pata afruar Kameramanit dhe e pyeta nëse e pengoj atë nga afër kamerës të tij të fotografoj Grupin e Ansamblit në skenë, ngase pozicioni për të fotografuar ishte më i mirë? Kameramani më shikoi në sy, por heshti pa më dhënë përgjigje! Unë vazhdova duke fotografuar, kushërini im, Ismajlin, i cili, gjithashtu fotografonte, më tha:

-Xhafer, apo largohesh pak të fotografoj edhe unë nga ky pozicion?”

-Po –  i thashë – Ismajl, urdhëro. Unë dhe Ismajli e blemë bashkarisht videokasetën e Vallëzimit të Ansamblit, e cila kushtonte 168 DM!

 

Për të dalë tek tema, pse po iu kthehemi këtyre kujtimeve, do flas më poshtë

Më 1999 ishte kohë lufte. Në dhomën parapritëse të zyres të LDK-së, në Stuttgart, më pyet një njeri, i panjofshëm për mua:

– Xhafer si je?!

– Mirë jam,-  i them.

– Si është Ismajli,?- më pyet ai.

– Cili Ismail?

– Ai, Ismajli!?

–  Unë njoh disa Ismajla –  i them.

-A nuk po më njeh,  më thot ai?

– Jo- i them!

– Kujtohu ku jemi pa?  – Nuk më kujtohet, ndoshta në Kosovë –  i them unë.

–  Jo, jam nga Shqipëria –  thotë ai!

–  Po atëherë qenkemi pa në Shqipëri.

–  Jo –  thotë ai, “në Gjermani jemi pa”!?

–  Nuk ka mundësi –  i them unë.

–  Po –  thotë ai- Jemi pa në prill të vitit 1983 në Sindelfingen…! Unë isha kameramani me Amsamblin Shtetëror Shqiptar”.

Shikoj afër tij ulur një person tjetër, i pa njofshëm, i cili, ndoshta ishte shoqërues i tij. Mendohem, habitem si me njeh ky njeri pas 16 vitesh?!  Unë kisha ndryshuar shumë nga pamja, mosha e ndryshon njeriun, atëherë kam pasur flokët e shpeshta dhe pa mustaqe. Ndërsa tani flokët më kishin rënë, mbaj mustaqe dhe kam shtuar peshën.

Meqë nuk kisha kohë të bisedoja më gjatë, për të mësuar, së paku, emrin e tij, u përshëndeta me – ditën e mirë zotëri, duke e marrë të njëjtën përshëndetje nga ai.

Të nesërmen e marr në telefon z. Hafiz Gagica, të cilin e pyes:

–  A është paraqitur dje tek Ju një person nga Shqipëria, i cili po rrinte në paradhomën e zyrës pritëse?

Gagica më tha: “E pashë dikë të panjofshëm në  paradhomë duke ndejtur, por ai person nuk u paraqit  në zyren time.”

Para disa  ditësh  shfeletova disa revista e gazeta të vjetra, tek revista “Ylli” janar 1982, shoh personin në fjalë, i cili duket në

foto duke shkruar në fletoren e tij, e njoha se ai është  gazetari-kameramani Petrit Kumi!!!

Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja dhe gazetari-kameramani Petrit Kumi

Përsëri e pyeta z. H. Gagica nëse  i  kujtohet personi nga Shqipëria, i quajtur Petrit Kumi, i cili  mund të këtë vizituar zyren e LDK-së me 1999?

” – Jo, – më tha z. Gagica  –  nuk më kujtohet  ky emër,  Petrit Kumi, sepse neve, vazhdimisht,  kemi mbajtur protokoll, kur kemi pranuar palë mysafirësh, nga kudo që ishin ata. Unë, Sali Çekaj, tashmë “Hero i Kosovës” e të tjerë, të cilët punonim në zyre të LDK-së, nuk lejonim që asnjë  mysafir të dalë nga zyra, së paku,  pa e pi një kafe”- tha zoti Gagica.

Vërtret, disa njerëz kanë memorjen e fortë, mbajnë mend për gjatë kohë. Por, në rastin tonë, siç shpalosa ca kujtime të një kohe ca të largët, po aq edhe të afërt, mbamendja duket sikur është e porositur. Një personalitet, si zoti Kume, në vitin 1983 shihet në rolin e kameramanit, ndërkohë që ai është fotograf si dhe më 1999 depërton deri në paradhomëm e LDK-së, por nuk identifikohet, i shmangët takimneve dhe ikën që andej, duke lënë prapa dyshimin, hamendjen e madhe, madje në një kohë kur kryetari Gagica kishte ingjirencat e kryetarit të LDK-së, në mungesën e dhunëshme të kryetarit –  dr. Ibrahim Rugova.

Doza e dyshimit shtohet kur, sipas disa shkrimeve mirë të faktuara, rezulton se SHIK-u i Kosovës, është krijesë  e Sigurimit Shqiptar, qysh prej dy dekadash dhe implikimi në krime tashmë kalon caqet e çdo logjike të shëndoshë.

 

Wendlingen, 10.11.2017

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400