Kush i mundi anglo-amerikanët Kim Filbi apo Sigurimi shqiptar?!

11:26 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

E vetmja përpjekje e perëndimit për ta rrudhur jo thjesht për të bllokuar zgjerimin e “perandorisë” së sovjetike ishte tentativa në vitet  1949-1951 për të rrëzuar me armë qeverinë staliniste të Enver Hoxhës, një regjim kukull i sovjetikëve në brigjet e Adriatikut.

Kjo tentativë dështoi plotësisht. Perëndimi (kryesisht anglo-amerikanët) në Operacionin Valuable (Fiend) humbën prestigj, fonde, armatime etj, ndërsa antikomunistët shqiptarë dështimin e paguan me kokë. Rreth 300 prej tyre u vranë në përleshje me Sigurimin, apo u ekzekutuan me vendim gjyqi ose në rastin më të mirë u dënuan me qindra vite burg.

Propaganda komuniste shqiptare atëhere dhe propaganda e majtë sot i qëndrojnë fort tezës se ishin djemtë e Sigurimit tonë, që ua vunë kufirin të thana CIA-s amerikane, SIS-it britanik, UDBA-së jugosllave, E-Division të Shtabit të përgjithshëm grek përfshirë këshilltarin amerikan (grek etnik) Tomas Karamensines, e natyrisht esdhe SIFAR-it italian. Afër tezës së komunistëve shqiptarë, qëndron edhe ndonjë personalitet perëndimor si ish kryeministri Bler, aq shumë i dashuruar familjarisht me paranë!

E vërteta është ndryshe!

Një nga të paktët desantë të mbetur gjallë në mesin e viteve 90-të, Mete cami pinjoll i familjes Tagaj, një derë e madhe e Camërisë kjo, personalisht në bordin e jahtit të tij Linda III më ka thënë se ishte Kim Filbi dhe një tjetër pederast i rrjetit të spiunve të famshëm sovjetikë të Kembrixhit (Burges-i), që spiunonin te rusët thuajse për cdo zhvillim të rëndësishme të operacionit Valuable. Spiunimet filluan pasi tre grupe të armatosura shqiptarësh antikomunistë u futën me sukses në Shqipëri nga Greqia në pika të tilla të kufirit tokësor si: Theollogo, Catistra dhe në verilindje të fshatit Lopës në Camëri.

Pas thuajse 70 vjetësh nga fillimi i Operacionit Valuable, i quajtur Operacioni Fiend nga CIA, për përmbysjen e regjimit komunist të Dullës (E.H.), vetë rusët ia nxorrën bojën sukseseve të Sigurimit shqiptar. Në kuadrin e propagandës kinse patriotike putiniane për rolin e Ushtrisë së Kuqe dhe të shërbimeve sekrete për ta mbrojtur Nënën e shenjtë Rusi nga sulmet e të huajve, në Moskë u hap një ekspozitë për Kim Filbin, kryespiunin rus në rradhët e shërbimit sekret britanik.

Në ekspozitë u bënë të njohura për herë të parë për publikun një sërë materialesh në lidhje me Filbin dhe spiunllëqet e tija në favor të sovjetikëve. Ndër të tjera u ekspozua informacioni i parë i shifruar i Filbit (shiko faksimilen e informacionit në shifër të personalizuar për tu përdorur vetëm nga Filbi dhe rezidenti sovjetik, që mbante lidhje me të), për sa i përket Operacionit Valuable (Fiend).

E përkthyer në anglisht pjesa më pikante e këtij spiunllëku është: is a copy of a September 1949 intelligence report sent to Stalin and his foreign minister, Vyacheslav M. Molotov, based on information provided in London, presumably by Mr. Philby. It details secret Anglo-American plans to train “émigré-fascists” from Albania in Malta and the Greek island of Corfu and send them back to Albania to start a “partisan movement” against the Communist government of Enver Hoxha. It says chillingly that the information had been passed on to a Soviet adviser to Albania’s Interior Ministry so that it could “take corresponding measures.” Në shqip: Është një kopje e shtatorit 1949 e informacionit të zbulimit dërguar Stalinit dhe ministrit të jashtëm Molotov , bazuar në informacione të ardhura nga Londra, nga Filbi.

Në të jepeshin në DETAJE planet anglo-amerikane për transferimin e “emigrantëve-fashistë” shqiptarë nga Shqipëria në Maltë dhe në Ishullin grek të Korfuzit e më pas të ridërgoheshin në Shqipëri për të nisur nëj “lëvizje guerrilje” kundra qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Në të thuhet në mënyrë të acartë që informacioni iu dërgua këshilltarit sovjetik pranë Ministrisë së Brendshme (shqiptare), kështu që ajo ministri “të merrte masat përkatëse”. Këto dokumente të bëra publike në shtator 2017 nga rusët provojnë se informacioni i detajuar për cdo hollësi të operacionit Valuable (Fiend) anti hoxhist erdhi nga rusët d.m.th. Sigurimi ka zero merita pë informacionin.

Zero merita ka Sigurimi edhe për ideimin dhe drejtimin e operacioneve në terren kundra desatëve antikomunistë. E vetmja meritë e Sigurimit është ajo e hyzmetqarit, që ka zbatuar me zell e me përpikmëri cdo plan e urdhër të këshilltarëve sovjetikë deri në nivel brigade! Theksojmë se në kohën e “muajit të mjaltit” shqiptaro-sovjetik numri maksimal i sovjetikëve të atashuar pranë Ministrisë së Brendshme shqiptare ishte 24 vetë duke filluar nga daktilografistja me gradën tetare (N.A. Kazllova) e deri te kryekëshilltari gjen/maj. A. G. Sokollov.

Këshilltarët e parë sovjetikë për Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë mbërritën në Portin e Durrësit në fund të nëntorit 1948 në bordin e avullores “Krasnja Krym”. Ishte pikërisht këshilltari Pallkovnik Gllaskov, që në fund të shtatorit 1949 i përcolli Mehmet Shehut informacionin e Filbit, bashkë me hollësi të tilla si vendkalimet tokësore të  grupeve desante, apo koordinatat e vend parashutimeve të grupeve aerodesante.

Sigurimi ynë thjesht kryente rolin e hamallit për të zbatuar në terren planet e sovjetikëve. Theksojmë se nuk ishin thjesht informacionet e Filbit e më vonë të spiunit tjetët anglez Burges-it, por ishte edhe drejtimi operativ në terren i sovjetikëve. Ata praktikisht komandonin sigurimsat, policët dhe forcat e ndjekjes në terren për të vrarë e kapur cdo desant të hyrë në territorin shqiptar.

Kadri Hazbiu e Mark Dodani, Mihallaq Zicishti e Gjeli Argjiri etj. ishin thjesht hyzmeqarë të sovjetikëve në tërë operacionet anti desant. Sovjetikët e drejtonin Ministrinë e Brendshme Shqiptare në mënyrë kapilare. Fjala vjen Drejtoria e Kufirit dhe Ndjekjes kishte këshilltar nën/kol. B.K Kapjallkin, Brigada e mbrojtjes Bregdetare (që do përballej me grupet e desantuara nga deti si psh,. ai i desantuar afër Dukatit në natën e 4 tetorit 1949) kishte si këshilltar për kundërzbulimin nën/kol. N.P. Zverev. Cdo brigadë kufitare kishte këshilltarin e vet, ndërsa komandanti dhe politruku (si bicim komisari) shqiptar ishin thjesht “masha” në duart e këtyre këshilltarëve sovjetikë.

Brigada e Parë Kufitare Korcë kishte si këshilltar sovjetik nën/kol I.A. Kobko. Brigada e Dytë Kufitare Sarandë kishte si këshilltar nën/kol A.K. Beljakov. Sigurimsat shqiptarë as edhe qentë e kufirit nuk arrinin t’i stërvisnin pa ndihmën e shokëve sovjetikë. Është për të qeshur e për të qarë që edhe Shkolla e Qenve e Ministrisë së Brendshme kishte këshilltar sovjetik majorin A. M. Grigoriev. Sa shanse kishte Sigurimi ynë të mundte nja 5 shërbime zbulimi lokale dhe të rangut botëror, kur i duhej këshilltari sovjetik edhe për të stërvitur qentë e Ministrisë së Brendshme?!?!?!?! Kol. David Smailin, antikomunistët shqiptarë të trajnuar prej tij në Fort Bingemma në Maltë si edhe 5 shërbime zbulimi nuk i mundi Sigurimi i Shtetit por nja dy pederasë (biseksualë) “uritha”,  spiunë sovjetikë si Filbi dhe Burges-i! Fundi i fundit edhe Trojën nuk e mundi trimëria e cartur e akejve, por ai kali prej druri…

Nga GJERGJ THANASI

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400