Loja e deputetëve të fëlliqur me qytetarët e Kosovës!

20:12 / E premte, 23 Shkurt 2018

Mosgatishmëria e pushtetit për dialog efektiv dhe opozitës të cilën e kanë treguar deri më tani, zbulon qëllimin e vërtetë që kriza që është kapluar në institucionet, sidomos në Qeveri dhe Kuvend të mos tejkalohet dhe shoqëria kosovare të mos arrijë të realizojë kërkesat e BE-së, sepse ashtu fillon procesi i dekriminalizimit i cili godet rëndë klasën në pushtet, por edhe opozitën.

Gazeta InfoPress – Nehat Shaqiri

Demarkacioni, tema më e nxehtë dhe më aktuale në Kosovë, ka shfaqur lojën e fëlliqur të deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët, synimin kryesor e kanë vetëm marrjen e pagës dhe meditjeve, por jo edhe hallet e qytetarëve të cilët janë votues të tyre.

Kur është bërë nënshkrimi i marrëveshjës së demarkacionit në Vienë nga ish ministri i Jashtëm, tash president i Kosovës, Hashim Thaçi, në Kosovë ka pas organizime të mëdha të protestave, ndërsa tash nga një lojë e deputetëve të Kosovës, protesta janë kthyer në anën e kundër, pra kërkohet ratifikimi i demarkacionit.

Këtu deshmohet qartë se, deputetët e Kosovës, dhe lufta e inateve personale, është shkaktari kryesor në ngecjen e zhvillimit të shtetit.

Mosgatishmëria e pushtetit për dialog efektiv dhe opozitës të cilën e kanë treguar deri më tani, zbulon qëllimin e vërtetë që kriza që është kapluar në institucionet, sidomos në Qeveri dhe Kuvend të mos tejkalohet dhe shoqëria kosovare të mos arrijë të realizojë kërkesat e BE-së, sepse ashtu fillon procesi i dekriminalizimit i cili godet rëndë klasën në pushtet, por edhe opozitën.

Pra, këtu i ka rrënjët edhe mosgatishmëria e opozitës për bisedime të mirëfillta.

Kriza, apo kjo kauzë që nuk po zgjidhet, është në interes të pjesës më të madhe të koalicionit, por edhe pjesës më të madhe të opozitës.

Nga kriza humbin qytetarët e Kosovës të cilët nuk janë të rreshtuar në asnjë projekt përfitues nga buxheti. Kriza e mundëson luftën kundër mullinjve të erës, dhe jo dekriminalizimin.

Është për keqardhje se asnjëra palë kosovare nuk është e interesuar të zgjidhë problemin.

Për marrëveshjen e demarkacionit Gjykata Kushtetuese ka thënë në vendimin që plotësisht janë jo në përputhshmëri me kushtetutën e vendit.

Opozita mendon se, në rast se caktohen vijat kufitare dhe ti jepet tokë Malit të Zi mbi 8000 mijë hektar, vjen puna që po ashtu edhe me Serbinë të ndahet e ne po ashtu kemi humbur 1000 hektarë me Maqedoninë.

Pra, demarkacionit është politizuar skajshmërisht nga partitë politike dhe deputetët e fëlliqur të cilët janë zgjedhur më votën e popullit, dhe nuk po merr ende formë zgjidhje normale e cila do të duhej realizuar përmes debatit të civilizuar, të bazuar në fakte e jo siç e kanë praktikuar subjektet kosovare duke bojkotuar çdo mundësi dhe çdo formë debati, duke penguar madje edhe mundësinë për të arritur ndonjë zgjidhje.

Dikur pozita e tanishme, dhe kryeministri ishin në opozitë, dhe kanë bërë çdo gjë për të parandaluar ratifikimin e demarkacionit. Ka pas protesta të dhunshme për këtë çeshtje, e në anën tjetër LDK-ja që ishte në Qeveri e kryeministër Isa Mustafën, janë munduar të bëjnë ratifikimin e demarkacionit, e tash pasi janë në opozitë nga ngulur këmbë për mos ratifikim.

Është mëse keqarje, kur interesat personale, inatet ndërmjet partive politike dhe individëve, pra inatet brenda deputetëve të përdoren në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Këtu përveç që po humb Kosova, duke mos arritur të bëjnë ndonjë strategji më afatgjate, për një zhvillim më të mirë politik, ekonomik, zhvillim në shëndetësi e arsim, ka ngecur çdo gjë, e kjo po i jap mundësi që krimi dhe korrupsioni vetëm të zhvillohet në këtë vend.

Krejt në fund, legjislaturat e kaluara dhe kjo aktuale po dëshmon qartë se, vetëm legjislatura të fëlliqta po zgjedhim me votën tonë.

Andaj, kjo dëshmon se pa ndryshuar votën, as Kosova nuk ndryshon.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400