Ekskluzive: Ministri Rikallo i dyshuar për krime lufte bashkëpunëtor i ngushtë i Ilir Dedës, Shpend Ahmetit dhe Albin Kurtit!

16:57 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Bashkëpunëtorët më të ngusht të ministrit Rikalo ishin kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pastaj kryetari i tanishëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda.

Gazeta InfoPress / Nehat Shaqiri

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo po akuzohet nga banorët e lagjes Dardania në Prishtinë dhe nga qytetarët, shoqëria civile, politikanët e analistët politik për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Banorët e lagjes së “Dardanisë” kanë theksuar se ministri Rikalo ka torturuar shumë banorë të Prishtinës gjatë viteve ’90 dhe sidomos gjatë kohës së luftës

Mbrëmë u publikuan rrëfime të disa qytetarëve të lagjes Dardania, sipas të cilave, ministri ri serb i Bujqësisë, Nenad Rikalo, kishte qenë i veshur me uniformë dhe i armatosur kishte torturuar, rrahur e maltretuar qytetarët gjatë luftës në Kosovë.

Madje, akuza të rënda kemi edhe nga politikanët kosovarë se ai ka kryer krime të luftës në Kosovë, për të cilat duhet dënuar.

Pas akuzave të fundit se ministri Rikalo ishte i përfshirë në krimet e luftës në Kosovë, pritet rrëfimi i Ministrit të ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të jetë shumë interesant.

Ministri Rikalo pritet shumë shpejt të dal para mediave dhe të deklarohet se si ka qenë pjesëmarrës i Qeverisjes së më hershme në Kosovë, ku ishte pjesë e saj që nga viti 2001.

Rikalo ka qenë koordinator i Srpskas për zgjedhjet në veri dhe në mbarë Kosovën. Ai asnjëherë nuk është kursyer nga deklaratat nacionaliste serbe.

Burimet e Gazetës InfoPress, bëjnë të ditur se bashkëpunëtorët më të ngusht të ministrit Rikalo ishin kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pastaj kryetari i tanishëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda.

“Bashkëpunëtoret e tij të ngushtë kanë qenë bashkëpjesëmarrës në Rrjetin e Asionit për Kosovën “KAN” me të cilën ka marrë pjesë edhe Albin Kurti”.

Bashkëpunimi i tij ka zgjatur edhe mëtutje, për të cilët pritet që ai t’i bëjë publike në rrëfimet e tij para gazetarëve.

Ndërsa sot, Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu kanë thënë se kjo prokurori nuk ka qenë e njoftuar më parë për këtë rast.

“Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka parë në media nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Lutfiu ka thënë se Prokuroria do të ndërmerr veprimet sipas Kodit të Procedurës Penale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do të ndërmerr veprimet e duhura në pajtim me Kodin e Procedurës Penale”, ka thënë Luftiu.

Rikallo është pjesë e Listës Serbe dhe deri para pak kohësh ka shërbyer si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400