Ndërtimi i murit në Mitrovicë, rënie e shtetit në Kosovë…

20:49 / E martë, 13 Dhjetor 2016

 

Koshi i Politikës / Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Prej disa ditesh opinioni publik shqiptar ne Kosove, Shqiperi, Ballkan dhe kudo ne diaspore po ndjek me shqetesim ndertimin e murit ndares ne Veri te Mitrovices. Po ngrihet nje mure brenda Kosoves se lire dhe te pavarur. Po ndertohet nje mure ne Evropen e Bashkuar. Po ndodh nje fenomen qe kishte pase ndodhur mijra vite me pare ne Veri te Dinastive Kineze dhe Mongeleve. Po ndodh nje fenomen qe kishte pase ndodhur me shume se gjashte dekada me pare ne mes te Berlinit gjate Luftes se Ftohte.
A eshte e mundur qe ne mileniumin e trete te postmodernizmit te ringjallen atavizmat mijevjecare Kino-Mongole? A mund te besohet qe ne eren e integrimeve Euro-Atlantike dhe te trendeve globalizuese te ringjallet makthi i Murit te Berlinit? Midis ketyre pyetjeve legjitime degjohen deklarata kaotike, te trishta, te papergjegjshme dhe te neveritshme te perfaqesuesve te larte te Qeverise se Kosoves. Kemi nje Kryeminister deshtak, nje minister te jashtem pasiv, nje ministre negociatash kadaver. E mbi gjithe kete korale kukuvajkash perpiqet pa kurrefare besueshmerie dhe shprese te shfaqet Presidenti i Kosoves. Hije qe zgjaten si metastaza pa legjitimitet, pa transparence, pa pergjegjshmeri dhe pa kurrefare fuqie vendimarrese.
Askush prej tyre nuk thote asgje per te qene. Te gjithe krijojne nje tymnaje te zeze e te thelle mbi opinionin e trazuar mbare shqiptare. Gjithe keto eksponente flasin si ufo ne krye te Kosoves. A thua se nuk jane ata pergjegjesit per gjithcka qe ndodh ne Kosove. Te gjithe flasin si “muhaxhire” te huaj per problemin me serioz me te cilin po perballet Kosova-ndarjen faktike te Veriut te saj. Pjesa me qesharake e kesaj historie tronditese mbare shqiptare eshte refreni i perbashket Kryeminister-Minister i Jashtem-Minister Negociatash-President i Kosoves lidhur me Brukselin.
Te gjithe “pyesin” Brukselin! Te gjithe “telefonojne” Brukselin! Te gjithe presin “zgjidhje” nga Brukseli! Te gjithe bejne alibi mashtruese publike me Brukselin. Dhe kesaj pritshmerie nga Brukseli i kthen pergjigje Komisionerja per Politiken e Jashtme, Morgerini. Ajo thote “asgje”, premton “kurregja”, nuk zgjidhe “asnji send”. Morgerini futet e del si fantazme midis Serbeve dhe Shqiptareve. Ne fakt fantazem eshte BE ne politiken e jashtme dhe diplomaci. Fantazem eshte BE edhe per statusin e Kosoves. Ne kufirin e tensionuar Kosove-Serbi, neutraliteti i BE eshte si akulli midis dy zjarresh. Ky akull neutraliteti as i shuan zjarret dhe as nuk i ftoh palet. Thjeshte ruan status-quone.
Perse lideret e Kosoves presin prej “askushit” ne Bruksel? A nuk kane kushtetute, a nuk kane ligje, a nuk kane agjensi per zbatimin e ligjit? Po i kane te gjitha, por nuk kane lidere patriote, te afte, te pergjegjshem per pergjegjesite e tyre. Perse lideret e Kosoves presin prej “kurrgjase” ne Bruksel? A nuk e njohin BE? A nuk e njohin Traktatin e Lisbones? A nuk e kane idene e Kapitullit te Trete te Traktatit te BE? A nuk i moren leksionet nga Baronesha Ashton? A nuk po dijne te nxjerrin mesime nga italiania Morgerini? Lideret e Kosoves bejne alibi te shemtuar dhe mjerane me Brukselin. Duke u kacavjerre te Brukseli, lideret e Kosoves kapen mbas fijes se kashtes.
Perse lideret e Kosoves injorojne vendin e vet, popullin e tyre, Shtetin dhe njohjen nderkombetare qe eshte realizuar deri tani? Sepse jane te paafte, te paditur, te kapur dhe frikacake. Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran. E njohur nga 113 shtete qe respektoje nderkombetarisht kete status nderkombetar. Kushtetuta e Kosoves ka sanksionuar parimet themelore te shtetit te Konventes se Montevideos (1933). Kjo Konvente e njeh shtetit te drejten mbi integritetin territorial, qendrueshmerine e popullsise, sovranitetin institucional per zbatimin e ligjit qofte edhe me mjete force si dhe aftesine per te hyre ne marredhenie nderkombetare.
Pra nga njera ane Kushtetuta e Kosoves dhe nga ana tjeter e drejta nderkombetare publike e kane sanksionuar qartesisht se cfare eshte shteti dhe cilat jane te drejtat dhe detyrimet e tij. Meqenese jane te paafte, te paditur, te kapur dhe frikacake lideret e sotem te Kosoves shkelin Kushtetuten-aktin unik publik te popullit te Kosoves si dhe injorojne te drejten nderkombetare publike per te drejtat dhe detyrat e shtetit. Midis te drejtes kushtetuese dhe te drejtes nderkombetare lideret e Kosoves kacavirren te brusha ose te fija e kashtes se neutralitetit te Brukselit.
Duke iu drejtuar Brukselit per pune qe lypet t’i kryejne vete lideret e sotem te Kosoves po e shpien Shtetin e Kosoves drejt renies, drejt kolapsit, drejt falimentimit, drejt diskrediditimit nderkombetar. Me kete degradim lideret e Kosoves po inkurajojne armiqte e Kosoves si dhe po dekurajojne miqte e saj. Lidere te Kosoves, kujdes se ate qe populli i Kosoves e ka fituar me gjak ne lufte mund ta humbisni per nje firme ne paqe.
Le t’u kujtojme lidereve te Kosoves keshillen e urte te patriotit dhe dijetarit Mit’hat Frasheri: “Ne roberi puna jone eshte lufta; ne liri lufta jone eshte puna”…
Lidere te Kosoves, populli i shqiptar pret te punoni per Shtetin e Kosoves, per ruajtjen e i integritetit territorial, per qendrueshmerine e popullsise, per ushtrimin e sovranitetit legjitim dhe hyrjen ne marredhenie nderkombetare. Lidere te Kosoves, nese nuk kryeni keto detyra perse i duhet popullit shqiptar shteti i Kosoves?!

Published by

Koshi i Politikës

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400