Personat e fuqishëm në politikë janë duke e marrë n’qafë Republikën e Kosovës

12:25 / E premte, 23 Shtator 2016

• Natyrisht se përgjegjësia numër për degradimin e një është e PDK dhe e LDK, kur është në pyetje faktori i brendshëm. Këto dy parti ishin parti të vetme të cilat kishin shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës. Kur është në pyetje faktori i jashtëm përgjegjës kryesorë është ambasada e ShBA-s. Ata e dinë kush janë njerëzit e fuqishëm në politikë që janë duke i bërë keq projektit «Made in Kosova – Made in SHBA» dhe nuk i kanë ndalë dhe nuk janë duke i ndalë as sot keqbërësit. Duke se ata nuk e kanë kuptuar ende se Kosova politikisht drejtohet nga halabakë pa njerëzi, arsim, edukatë e qytetari elementare.

Koshi i Politikës / Alzan Berisha

Askush nuk e ka paramenduar se Republika e Kosovës 17 vjet pas luftë do të jetë shumë më jostabile sesa në kohën kur ajo nuk ishte ende shtetin i pavarur e sovran.

Kalbëzimi i gjithë sistemit shtetëror, institucional e politik ka një pikënisje shumë qesharake.

Për të gjitha vitet e pasluftës Kosova ia nënshtrua interesit të agjendave personale të njerëzve që janë të fuqishëm në politikë, si dhe agjendave personale të përfaqësuesve kryesorë ndërkombëtarë që ishin të pranishëm në Kosovë, qofshin ata në UNMIK, EULEX, OSBE, zyra e më vonë në ambasada të huaja.

As shoqëria e Kosovës, as shoqëria civile e Kosovës, e thirrur dhe me kompetencë për t’i vlerësuar proceset, as institucionet tjera të pavarura e as gjyqësia, nuk ia doli të dalë jashtë agjendave të njerëzve të fuqishëm në politikë.

Këta njerëz të fuqishëm politikë nuk shtrihen vetëm brenda një partie politike, por ata janë që të gjithë në krye të partive politike të vendit, si dhe në krye të organizatave e përfaqësive të jashtme ndërkombëtare e në krye të ambasadave.

Natyrisht se përgjegjësia numër për degradimin e një është e PDK dhe e LDK, kur është në pyetje faktori i brendshëm. Këto dy parti ishin parti të vetme të cilat kishin shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës. Kur është në pyetje faktori i jashtëm përgjegjës kryesorë është ambasada e ShBA-s. Ata e dinë kush janë njerëzit e fuqishëm në politikë që janë duke i bërë keq projektit «Made in Kosova – Made in SHBA» dhe nuk i kanë ndalë dhe nuk janë duke i ndalë as sot keqbërësit. Duke se ata nuk e kanë kuptuar ende se Kosova politikisht drejtohet nga halabakë pa njerëzi, arsim, edukatë e qytetari elementare.

Sot nuk funksionon jashtë agjendave personale të njerëzve të fuqishëm as Qeveria e Kosovës, as Kuvendi, aq gjyqësia e institucionet tjera të pavarura.

Sot Kosova nuk ka asnjë segment që nuk kontrollohet nga njerëzit e fuqishëm të politikës.
Kosova sot s’ka asnjë media të pavarur realisht.

Njerëzit e fuqishëm në politikë janë duke e marrë me vete për interesa të veta republikën e Kosovës dhe janë duke e shkatërruar përditë.

Published by

Koshi i Politikës

/Gazeta InfoPress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400