Politikanët me klanet mafioze dhe sistemin e korruptuar të drejtësisë Kosovën e mbajnë në grusht!

12:29 / E mërkure, 03 Janar 2018

 

Politikanët të cilët pasurinë e tyre e ngritën në mënyrë mjaftë të shpejt, ku nga zeroja tashmë në duart e tyre qarkullojnë milionët, para këto të fituara në mënyrë të pistë, por që atyre nuk u intereson se si i kanë fituar, me rëndësi t’i kenë ato.

Gazeta InfoPress – Nehat Shaqiri

Që nga paslufta krimi i organizuar, korrupsioni dhe shumë gjëra negative që e kanë kapluar kanë qenë kanceri i shoqërisë kosovare, fakt ky i pamohueshëm, por që është duke vazhduar edhe sot, e për këtë sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është duke punuar, në mënyrë që njëherë e mirë të fillojmë shtet ndërtimin pa krim e korrupsion.

Në këto dukuri negative për vendin tonë, përveç grupeve të interesit dhe klaneve mafioze, të përfshira në këtë mes janë edhe partitë politike, politikanët të cilët pasurinë e tyre e ngritën në mënyrë mjaftë të shpejt, ku nga zeroja tashmë në duart e tyre qarkullojnë milionët, para këto të fituara në mënyrë të pistë, por që atyre nuk u intereson se si i kanë fituar, me rëndësi t’i kenë ato.

Normalisht, në një vend evropian, është e kundërta, politikanët dhe sistemi i drejtësisë e luftojnë krimin, e tek ne kjo nuk ndodh, këta përfitojnë nga krimi, duke luftuar të mirën dhe duke përfituar nga njerëzit e mirë.

E si të bëhet mirë kur njerëzit kompetent në vend që t’i luftojnë dukurit negative, krimin e korrupsionin e zhvillojnë atë, si një lule në pranverë duke e ujitur!

Por pse ndodh kjo? Kjo ndodh përshkak që, drejtësia tek ne ose nuk zbatohet ose vonohet gjë e cila krijon probleme të mëdha në realizimin e së drejtës.

Krimi i organizuar edhe atëherë kur luftohet, kjo bëhet për interesa të njerëzve dhe grupeve të fuqishme që kanë ndikim edhe në gjyqësi e prokurori.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë aspektet me problematike për shtetin e Kosovës tani.

Këto janë duke e ngulfatur zhvillimin e shtetit të ri. Sistemi i drejtësisë është shumë i dobët dhe jofunksional.

Gjithashtu, nuk luftohet korrupsioni me komisione ndërqeveritare e këshilla ndërinstitucionale, ose me strategji në letër, po duhet të luftohet me sistem efikas dhe të pavarur të drejtësisë.

Gjithçka tjetër është veçse retorikë boshe, e cila mbulon në fakt zhytjen e tejskajshme të qeverisë në korrupsion.

Këto dukuri lulëzojnë dhe zhvillohen më së shumti nga njerëzit që janë të thirrur t’i luftojnë. Për fat të keq në grackën tunduese të këtyre dukurive shkatërruese për shoqërinë kanë rënë edhe institucionet arsimore, shëndetësore e edhe ato kulturore e sportive.

Gjithashtu po në këtë vorbull po sillen edhe OJQ-të e mediat, gjë që, kjo e bën gjendjen edhe më të rëndë.

Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë, se pa luftimin serioz të këtyre fenomeneve nuk do të ketë zhvillim të shtetit të Kosovës.

Fatkeqësisht, partitë politike me njerëzit e fuqishëm afër vetës, me “komandantët” e luftë  janë e keqja më e madhe në një sistem pseudodemokratik si tonin, edhe pse do të duhej të ishte e kundërta.

Deri sa të ndodh e kundërta, për Kosovën dhe qytetarët e saj, drita në fund të tunelit mbetet e largët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400